Ohri në listën e UNESCO, 1 vit afat për përmbushjen e 32 rekomandimeve

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në qershorin e vitit që vjen, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të paraqesin në UNESCO dosjen me hapat e ndërmarrë për përmbushjen e rekomandimeve për të mos humbur statusin që e përfshin rajonin e Ohrit në listën e pasurive botërore.

Kur mbetet edhe gati 1 vit afat për përmbushjen e 32 rekomandimeve të UNESCO- s për menaxhimin dhe mbrojtjen e Liqenit të Ohrit, po ndërmerren hapa për bashkëpunimin ne nivel ministror nga Komiteti i Menaxhimit.

Për disa vite me radhë përgjegjësia ishte lënë mbi bashkite pavarësisht se në listën me 32 rekomandime ka problematika që kërkojnë zgjidhje nga nivelet më të larta.

Sektori i ndërtimit, infrastruktura, aktiviteti minerar, menaxhimi i mbetjeve janë disa nga problemet që duhen të marrin zgjidhje për këtë rajon ndërsa ministrat e linjës shprehen optimistë edhe pse kjo kërkon një sërë investimesh dhe ndërhyrjesh

Në rast se nuk përmbushen rekomandimet e UNESCO-s nga 2 vendet Rajoni i Liqenit të Ohrit rrezikon të futet në listën e site- ve që janë në rrezik ndërsa në pjesën Shqiptare ende nuk ka ndërhyrje konkrete në terren për ato problematika që konsiderohen akute.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.