Doktori neurokirurg Gentian Toshkëzi është një ndër mjekët më të njohur shqiptarë, që po shkëlqejnë me aftësitë e tyre jashtë vendit, duke i shërbyer me përkushtim mbrojtjes së jetës dhe shëndetit publik.
Për punën dhe kontributin e tij Presidenti Ilir Meta e ka vlerësuar ditën e sotme me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”.
“Në vlerësim të përkushtimit të tij të spikatur si doktor humanist dhe për kontributin e vyer humanist, mjekësor e shkencor, pata kënaqësinë ta çmoj me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”. Për fat të keq, largimi i trurit, i intelektualëve, i mjekëve dhe infermierëve është një dramë e madhe, që duhet ndalur sa më parë, duke krijuar kushte më të mira pune e motivimi, si dhe mundësi të shumta për zhvillimin e mëtejshëm profesional në vendin tonë” shkruan Presidenti në facebook.
Doktori neurokirurg Gentian Toshkëzi prej 14 vitesh jeton dhe punon në SHBA. I angazhuar në Departamentin e Neuro-Shkencës të “Jefferson Torresdale Hospital”, ai është nderuar nga shteti i Pensilvanisë me çmimin “Doktori më i mirë” për vitin 2020.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.
Doktori neurokirurg Gentian Toshkëzi është një ndër mjekët më të njohur shqiptarë, që po shkëlqejnë me aftësitë e tyre jashtë vendit, duke i shërbyer me përkushtim mbrojtjes së jetës dhe shëndetit publik.
Për punën dhe kontributin e tij Presidenti Ilir Meta e ka vlerësuar ditën e sotme me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”.
“Në vlerësim të përkushtimit të tij të spikatur si doktor humanist dhe për kontributin e vyer humanist, mjekësor e shkencor, pata kënaqësinë ta çmoj me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”. Për fat të keq, largimi i trurit, i intelektualëve, i mjekëve dhe infermierëve është një dramë e madhe, që duhet ndalur sa më parë, duke krijuar kushte më të mira pune e motivimi, si dhe mundësi të shumta për zhvillimin e mëtejshëm profesional në vendin tonë” shkruan Presidenti në facebook.
Doktori neurokirurg Gentian Toshkëzi prej 14 vitesh jeton dhe punon në SHBA. I angazhuar në Departamentin e Neuro-Shkencës të “Jefferson Torresdale Hospital”, ai është nderuar nga shteti i Pensilvanisë me çmimin “Doktori më i mirë” për vitin 2020.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.