Për herë të parë Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare u bë sot pjesë e Panairit të Përvitshëm të Punësimit të organizuar nga Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës.
Një aktivitet që mundëson vendosjen e lidhjeve mes kompanive dhe studentëve të cilët dëshirojnë të përfshihen në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare e pranishme me tre kompani themeluese “Billionere Real Estate”, “AHT Heating” dhe “RCON-Al”. Studentët u njohën me mundësitë e punësimit në këto kompani. Ndërsa nënkryetarja e Dhomës Dr. Elisabeta Katiaj dhe Prof.Asoc Soana Jaupllari i njohën studentët me programet e intershipit dhe trajnimeve të ofruara nga Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare.
Të pranishëm në panair ishin edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës z.Erjon Veliaj si dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku të cilët vlerësuan këtë aktivitet dhe premtuan më shumë projekte për angazhimin e studentëve.
Mbi 60 kompani pjesëmarrëse të sektorit bankar, konsulencës, telekomunikacionit, turizmit, transportit, shoqatat e biznesit, etj morën pjesë në këtë panair të cilat iu prezantuan studentëve të Fakultetit të Ekonomisë mundësi punësimi, internship-e, trajnime dhe bursa studimi.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.