I përktheu librin në shqip, Presidenti i Irlandës pret gazetarin shqiptar

E diel, 6 Korrik, 2025

Presidenti i Republikës së Irlandës, Michael D.Higggins ka pritur në një takim zyrtar, gazetarin dhe shkrimtarin shqiptar, Ndrek Gjini. Në këtë takim, i cili u zhvillua në Presidencë u diskutua përveç të tjerash edhe rreth librit me poezi të Prersidentit Higgins, i cili është përkthyer nga Anglishtja në Shqip nga zoti Gjini dhe botuar para disa muajsh nga shtëpia botuese “Klubi i Poezisë” në Tiranë.

Zoti Gjini i prezantoi me këtë rast Presidentit Higgins këtë botim mjaft cilësor si dhe i dorëzoi atij disa kopje të këtij libri.

Ndrek Gjini banon familjarisht për mëse 20 vjet në Republikën e Irlandës ku dhe është shkolluar me kohë të plotë duke marrë Bachelor Honours në Studimet e Trashëgimisë Kulturore si dhe Master of Arts në Letërsi. Ai është lektor i jashtëm në Universitetin Nacional të Irlandës në Galway, si dhe Managing Editor i revistës letrare “The Galway Review”.

Gjini ka punuar më parë në Drejtorinë e Kulturës pranë Bashkisë së qytetit Galway, si dhe në Drejtorinë Arsimore të këtij qyteti si Kordinator Programi.

Para disa vitesh ai është nominuar (shortlisted) nga bashkia e qytetit Galway për çmimin “Përsoni i Vitit”. Ndrek Gjini ka botuar dy libra në gjuhen Angleze si dhe mjaft shkrime, esse dhe studime në shtypin Irlandez.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.