QSPA publikon gjashtë botime të reja shkencore

E hënë, 7 Korrik, 2025

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët së shpejti do të nxjerrë nga botimi 6 vepra të pabotuara ndonjëherë. Për herë të parë lexuesi do të njihet me studimet e studiuesve të shumtë shqiptarë e të huaj, por edhe vepra të autorëve arbëreshë.
“Në filozofinë e botimeve të Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) janë jo thjesht vepra të pabotuara të karakterit studimor, të cilat janë hartuar prej studiuesve të shumtë shqiptarë e të huaj, por edhe vepra të autorëve arbëreshë, të cilat pritet t’i bëhen të njohura për herë të parë lexuesit vendas. Kështu, së shpejti pritet të botohen gjashtë vepra (studimore dhe letrare) të autorëve arbëreshë dhe jo vetëm, të cilat vijnë për herë të parë në shqip”, thuhet në njoftimin e QSPA.
Veprat që do të botohen janë:
1. “Storia della letteratura albanese” të Giuseppe Schirò Junior, Nuova Academia Collana: Storia delle letterature di tutto il mondo, 1959.
2. “La figlia maledetta” të Francesco Santorit, “Aracne editrice” 2014.
3. “Discorso sull’origine, i costumi e lo stato attuale degli Albanesi del Regno di Napoli”, Napoli, 1807, të Engjëll Mashit.
4. “Le colonie albanesi d’Italia e la loro letteratura”, Romë, 1913, me rastin e 100- vjetorit të vdekjes së Michele Marchianó.
5. Përmbledhje e artikujve studimorë të Maximilian Lambertz-it mbi arbëreshët: “Italoalbanische Dialektstudien. Die albanische Mundarten in den italienischen Provinz Campobasso und Foggia (Molise)” (Studime dialektore arbëreshe. Të folmet shqipe në provincën italiane Kampobaso dhe Foxha (Molize)”; “Albanische Mundarten in Italien” (Të folmet shqipe në Itali); “Giulio Variboba”.
6. Dhimitër Kamarda, “Fyletia e Arbenore prej kanekate Laoshima”, (1867) botim i zgjeruar kritik.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.