“Perlat shqiptare” në Venecia,koncert me krijime të autorëve të njohur shqiptarë

E shtunë, 4 Maj, 2024

“Chiesa della Pietà” në Venecia do të presë këtë mbrëmje “Perlat shqiptare”. Një koncert me muzikë dhome, si pjesë e kalendarit të përbashkët kulturor Shqipëri-Kosovë, që organizohet nga Ambasada shqiptare në Itali, me rastin e pjesëmarrjes së dy vendeve tona në Bienalen e Venecias. Ministrja e Kulturës Elva Margariti shkruan se në këtë koncert marrin pjesë artistë të njohur.  “Kuarteti i harqeve, i përbërë nga Abigeila Voshtina dhe Xhoan Shkreli, në violinë, Herida Duro, violë dhe Mario Guralumi violonçel, shoqëruar nga sopranoja Besa Llugiqi do të interpretojnë vepra nga kompozitorët Puccini, Prenk Jakova, Çesk Zadeja, Vasil S. Tole si dhe disa perla të muzikës sonë popullore mbarëkombëtare”, shkruan Margariti në një status të saj. Një koncert me program të pasur artistik, ku në interpretime përmendim “Pranvera filloi me ardhë”, “Lule borë”, “Vallja e luleve”, etj. Vasil S. Tole është kompozitor dhe etnomuzikolog. Kompozimet e tij përfshijnë opera, muzikë dhome, vepra orkestrale dhe pjesë të ndryshme për ansamble të vogla dhe instrumente solo. Ai është autor i disa librave, kryesisht për muzikën shqiptare. Çesk Zadeja lindi në Shkodër më 8 qershor 1927 dhe u nda nga jeta në Romë, më 15 gusht 1997. Profesor Zadeja është kompozitor që përfaqëson në universin tonë kombëtar figurën më të madhe krijuese, emblemë e vërtetë kombëtare, i cili kalon në mit, sepse potenciali i tij krijues e bën këtë personalitet të shquar të muzikës bashkëkohore shqiptare, i cili i takon brezit të parë të kompozitorëve tanë të shkolluar, duke i vënë bazat muzikës klasike, që merr përmasa të gjera si nga aspekti i trajtimit të materies muzikore e formës, ashtu edhe nga aspekti i melodisë, ritmit dhe stilit. Prenk Jakova (Shkodër, 27 qershor 1917 – 16 shtator 1969) ka qenë arsimtar, muzikant, kompozitor dhe autori i operës së parë shqiptare titulluar “Mrika”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 