Gazetarja e njohur Ilva Tare është bërë pjesë e Këshillit të Atlantikut, Qendra për Europën.
Ish-drejtorja e informacionit në Euronews Albania, e cila prej disa muajsh është shpërngulur në Uashington, SHBA, e ndau lajmin përmes një postimi në Twitter.
Tare shprehet se i është bashkuar ekipit në Uashington dhe do të sjellë disa seri për Ballkanin.
“Jam e emocionuar të ndaj disa lajme personale: që nga 1 prilli, jo vetëm që jetoj në anën tjetër të Atlantikut, por kam filluar të punoj me Këshillin e Atlantikut në Uashington DC, ku do të lançoj serinë Balkans Debrief. Jam e nderuar të bashkohem me ekipin e Këshillit të Atlantikut të Europës”, shkruan Tare.
Faqja zyrtare për njoftimet e Këshillit të Atlantikut gjithashtu ka shpërndarë lajmin për angazhimin e ri të gazetares Ilva Tare.
“Një emër i njohur në Shqipëri, ajo ka përvojë të madhe në Ballkanin Perëndimor dhe një histori raportimi të paanshëm dhe analiza të besueshme. Tare ka mbuluar politikën, integrimin në BE, të drejtat e njeriut, gjyqësorin dhe përpjekjet kundër korrupsionit.
Në intervistat e saj të gjera, Tare ka ngritur zërin për çështjet gjinore dhe të të drejtave të pakicave, efektet e dezinformimit dhe të drejtat e gazetarëve. E promovuar në poste drejtuese në redaksi të ndryshme në karrierën e saj, ajo është një promovuese e mprehtë e gazetarëve të rinj”, thuhet në njoftimin e Këshillit të Atlantikut.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.