SHBA/ Kultura shqiptare në Rolla Public School

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në datën 12 Prill 2022, Rolla Public School dhe Missouri S&T organizuan veprimtarinë: “Let’s celebrate our differences” – International Student Fair 2022, në të cilën u përfaqësua edhe Shqipëria nëpërmjet familjes Reka në bashkëpunim me shoqatën “ILIRIA” Saint Louis. Nisma u mor nga z. Arianit Reka i cili është specializant Fulbright PostDoctoral scholarship (për stafin akademik universitar) për vitin 2021/2022 nga Maqedonia e Veriut. Dëshira dhe vullneti familjar i tij u mbështet nga anëtarët e shoqatës tonë që përgatitën asortimentet e kuzhinës tonë shqiptare. Kontribuan zonjat: Nazime Alimadhi, Eneida Taçi, Elona Dyshniku, Rafaela Hajdini, Adivie Shahinaj, Anila Veizi, Tefta Mullalli, Arjeta Reka. Për ecurinë konkrete të këtij eventi po i referohemi mesazhit që na dërgoi Arianiti:
“Sot ishte një ditë e veçantë për mua dhe familjen time, sepse patëm mundësinë që të jemi ambasadorë të kulturës dhe traditës sonë kombëtare. Arjeta, Dara, Morea dhe unë, para komunitetit akademik, studentëve, nxënësve të shkollave të mesme e fillore dhe familjarëve të tyre prezantuam gatimet tradicionale, veshjet kombëtare, me ca diskutuam edhe për shkencë, e ca i mësuam edhe nga një fjalë në shqipen tonë të bukur. Interesi i vizitorëve ishte i madh sepse u kthyen për të shijuar produktet tona nga 2 apo 3 herë. Kënaqësinë e tyre e shprehën me fjalët më lavdëruese për amvisat shqiptare. Një ditë e mbushur plot me nderime, krenari dhe me shumë emocione.”
Është hera e parë për ne si shoqatë marrim pjesë në një organizim të tillë. Padyshim që kjo është një përvojë e cila do të na shërbejë për të ardhmen në aktivitetet e këtij lloji që mund të organizohen në Saint Louis e përreth.
Ne, si shoqatë shprehim vlerësimin dhe mirënjohjen tonë maksimale për familjen Reka, shqiptarë nga Gostivari me background akademik dhe tituj shkencor si dhe zonjat duararta të cilat me vullnetarizëm të admirueshëm përgatitën produktet shqiptare të cilat pasqyruan fizionominë e traditës tonë në këtë fushë.
Nga Besian Gjika

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.