Shqiptari rrëfen tmerrin në metronë e Bruklinit dhe si i shpëtoi plumbave

E mërkurë, 18 Nëntor, 2026

Mëngjesin e të marte, 20-vjeçari me origjinë shqiptare Fitim Gjeloshi pati fatin e keq të zinte një vend pranë njeriut që pak minuta më vonë do të qëllonte me armë në metronë e Bruklinit, Nju Jork. Së fundmi ai ka rrëfyer për mediat se ai ndodhej në trenin N rreth orës 08:30 në Brooklyn kur vuri re për herë të parë agresorin i cili sipas tij ishte ulur në nëj cep dhe po fliste me vete.

Më pas sipas shqiptarit në momentin që treni arriti në rrugën 36-të autori nxori nga çanta e tij një maskë dhe më pas hapi bombulën e gazit.

“E pashë dhe mendova me veten, kishte disa kohë që ai fliste me veten e thashë se me siguri ky njeri duhet të jetë i droguar. Kur treni po arrinte rrugën e 36-të, ndaluam për 5 minuta. Ai nxjerr një maskë gazi në një prej çantave të tij. Më pas hap një bombul gazi e thotë “ups, faji im”. Më tutje nxjerr prej çantës një sopatë dhe e hedh në tokë e më pas nxjerr armën e nis të qëllojë” tregoi Fitim Gjeloshi.

I riu tregoi se fillimisht i dyshuari e drejtoi armën tek ai, por mrekullisht plumbi nuk e zuri.

“Një prej djemve që ishte pranë meje mori një plumb. Nisi të thërrasë “ndihmë, ndihmë”. I thashë dikujt aty ta ndihmojë, u hodha prapa një prej sediljeve e nisa të godas derën me shkelma (për ta hapur)”, shpjegoi i riu.

“Fillova të vrapoj”, shtoi Gjeloshi, “Unë pata fat, plumbi kaloi nëpër pantallonat e mia.”

Më pas ai rrëfen dhe momenti se si personi i cili ishte ngjitur tij u qëllua nga autori: Një djalë qëllohet pranë meje. Ai thotë: ‘Ndihmë! Ndihmë”, tha Gjeloshi. “I them dikujt që ta ndihmojë, t’ia mbulojë gjakun. Kërcej, i bie derës dhe e godas me këmbë”, tha Gjeloshi.

Kujtojmë se ditën e sotme u identifikua autori i masakrës i cili është 62-vjeçari Frank James.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.