Ndjeshmëria e patriotizmi i një komuniteti

E diel, 5 Maj, 2024

Shkas për këtë postim u bë mikja ime Rezarta Zaloshnja e cila më tha: -Hasan në Grottaferrata il mio compagno Mirko di Bernardo ka hedhur kandidaturën për Kryetar Bashkie prandaj më duhet ndihma e komunitetit arbëror aty në Grottaferrata.
-Arbërorët, për dijeni jo vetëm për qytetarët Grottaferratës, por edhe për gjithë arberorët kudo që ndodhen janë të hershëm në këtë qytezë të mrekullueshme, ku mbretëron gjelbërimi, harmonia dhe qytetërimi.
Nga shënimet e Ciceronit kemi gjetur fakte interesante e të pamohueshme. Gjatë kthimit nga Dyrachium (Durrësi) për në Romë, Ciceroni shoqërohej jo vetëm nga trupat ruajtës nga Durrachini, por dhe nga disa qytetarë, të cilët i shërbyen me besnikëri e ndershmëri gjatë qëndrimit të tij në Dyrachium. Pikërisht për këtë arsye Ciceroni këta shërbëtorë të zellshëm i sistemoj tek vila e tij në Tuscolo, që tashmë ndodhet në territorin e Grottaferratës, që sipas këtyre të dhënave konsiderohen arbërorët e parë në këtë qytezë.
-Më pas, gjatë shekullit XV (1527) janë arbërorët stradiotë në shërbim të Ascanio Colonna, mëkëmbësit të Napolit dhe të kardinalit Pompeo Colonna, të cilët pas përfundimit të betejës për një kohë të gjatë qëndruan në manastirin “San Nilo” në Grottaferrata. Këtë fakt e dëshmojnë shënimet në gjuhën arbërore nëpër muret e manastirit, gjë që e zbuluan gjatë vizitës në manastir miqtë e mi Artan Shkreli dhe Eltjon Muzaka, të cilëve ju jam dhe duhet t’ju jemi mirënjohës.
-Në shekullin e XVIII një numer i madh fretër me origjinë arbërore jetuan e punuan në manastirin “San Nilo”. Ne arbërorët duhet të jemi krenarë për kontributin e jashtëzakonshëm të fretëreve, jo vetëm në fushën kishtare, por edhe në fushën albanologjisë, sepse ata na kanë lënë botime e dorëshkrime interesante të panjohura për historiografinë arbërore.
Në këto 20 vite të daljes së gazetës “Rrënjët” kemi patur nderin, që këto botime të veçanta t’i pasqyrojmë në faqet e saj. E theksoj me forcë se këta fretër, (të cilët janë shumë dhe nuk po i përmend me emra) kontribuan pa asnjë lloj interesi e egoje personale. Për çfarë na kanë lënë, ne arbërorët e brezat e tjerë duhet t’ju përkulemi me veneracion dhe respekt.
Arbërorët prej shekujsh kanë ndërtuar ura komunikimi me atdheun e të parëve, po me këtë ritëm e frymë patriotike vazhdohet në ditët e sotme dhe nuk e fshehin krenarinë që janë vazhdimësia e tyre. Jo për mburrje, ashtu si paraardhësit tanë jemi model, njerëz të besës, njerëz me kulturë dhe dije. Sipas statistikave fëmijët e arbërorëve në Grottaferrata (në periudha të ndryshme) kanë mbaruar shkollën me rezultate të shkëlqyera dhe tani vazhdojnë universitetet më të mira. Ata japin një kontribut të pashlyeshëm në sektorë të ndryshme në shtetin italian, por mbi të gjitha në këtë qytezë dhe ndjehen të lumtur për origjinën e tyre të lashtë arbërore.
I shkruam këto rreshta, duke marrë shkas nga mesazhi i Rezartës, por edhe për të bërë me dije sepse arbërorët në këto ditë prilli janë të angazhuar që të mbështesin totalisht mikun e një arbëroreje, profesorin e filozofisë në Universitetin “Tor Vergata”, autorin e disa librave filozofikë Mirko di Bernardo.
Pa hezitim të dielën arbërorët e thanë fjalën e tyre, duke votuar në primarie njeriun e mirë, të ëmbël, premtues, ideator dhe novator Mirko di Bernardo, i cili fitoi dhe vazhdon betejën për Kryetar Bashkie.
Arbërorët që prej dekadash rinin të heshtur në punën e hallin e tyre, por kur gjaku ju bëri thirrje e treguan unanimisht gadishmërinë sublime.
Nga Hasan Aliaj Lapardha (Avlona) Romë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 