Pas lajmit të mirë për ratifikimin e marrëveshjes për njohjen e pensioneve të shqiptarëve nga shteti Kanadasë, ka reaguar edhe ambasadori i Shqipërisë në Kanada, Ermal Muça.
Në një prononcim për Diaspora Shqiptare, ambasadori tha se jam i lumtur që tashmë procedurat e brendshme për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Sigurimeve Shoqërore ndërmjet Shqipërisë dhe Kanadasë kanë përfunduar në të dy vendet”
Muça shpjegon se bazuar në nenin e 28-të të saj, kjo marrëveshje hyn në fuqi në datë 1 gusht 2022. Krahas pasurimit të bazës ligjore të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, marrëveshja ka efekte përfituese dhe është mbështetje për qytetarët shqiptarë që kanë vite që kontribuojnë në Kanada, por kanë edhe vite pune në Shqipëri.
E nënshkruar pas një procesi të gjatë negocimi, sipas pohimit të autoriteteve kompetente vendase, teksti i kësaj marrëveshje është më i modernizuari dhe gjithëpërfshirësi nga marrëveshjet e kësaj fushe të realizuara deri në datën e nënshkrimit të saj.
“Procesi i ratifikimit përkoi me një periudhe të ndikuar ndjeshëm nga pandemia globale, si edhe gjatë së cilës janë zhvilluar dy palë zgjedhje parlamentare federale në vend. Dhe me këtë rast, krahas mirënjohjes për znj. Chrystia Freeland për angazhimin për nënshkrimin e kësaj marrëveshje të rëndësishme tre vjet më parë, dëshiroj të shpreh falenderime edhe për të gjithë kolegët dhe autoritetet vendase të cilët kontribuan për realizimin e procesit të ratifikimit. Një falenderim i veçantë për znj. Julie Dabrusin, kryetaren e Grupit të Miqësisë Kanada-Shqipëri dhe z. Rob Oliphant, Sekretarin Parlamentar të Ministres së Punëve të Jashtme për mbështetjen e pakursyer” u shpreh ambasadori Ermal Mucca.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.