Shoqata e studentëve të Lozanës, shtyllë e kulturës dhe historisë shqiptare

E shtunë, 4 Maj, 2024

Shoqata e studentëve të universitetit të Lozanës në Zvicër e cila njëherësh është shoqata më e vjetër studentore në këtë vend që vepron nga viti 1995, vazhdon të mbetet ndër shoqatat më aktive studentore. Kjo shoqatë e cila synon promovimin e kulturës, gjuhës dhe historisë shqiptare, vazhdon me risitë dhe punën e saj të njëpasnjëshme duke theksuar se njohja dhe ruajtja e gjuhës shqipe është qëllimi kryesor i saj.

Aktivitetet që kjo shoqatë organizon janë të hapura pa dallime për të gjithë njerëzit dhe studentët e universitetit, duke i ftuar dhe duke u ofruar atyre njohjen e kulturës përmes filmave, koncerteve muzikore, lojërave e diskutimeve të ndryshme.

Ajo çka bie në sy është dizajni i njoftimeve, ku mund të vëmë re përdorimin e simbolit të shoqatës dhe dominimin e ngjyrave kuq e zi në thirrjet dhe organizimet e bëra.

Vetëm gjatë muajit të shkuar shoqata e studentëve të Universitetit të Lozanës organizoi aktivitete atraktive siç ishin shëtitje në Creux du Van në Neuchâtel për të gjithë ata që janë adhurues të alpinizmit dhe transmetimin e ndeshjes së parë në histori Zvicër – Kosovë.

Kjo shoqatë gjithashtu përkujdeset që në aktivitetet e tyre të ketë edhe të ftuar siç ishte Burim Haliti, regjisor, i ftuar në organizimin kushtuar tre filmave të shkurtër të tij, por edhe Selvija Plakiqin, aktiviste, e cila pritet të jetë e pranishme në organizimin e radhës të tryezës së rrumbullakët me datën 7 prill.

Shoqata e studentëve të Lozanës aktualisht bashkëvepron me shoqata tjera të Zvicrës, të cilat së bashku, në mënyrë që të rritet njohuria për historinë shqiptare do të organizojnë një vizitë në Vjenë ku planifikohen të shihen helmeta dhe armët e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut./Prointegra/

Nga Orges Roka

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 