Destinacionet shqiptare prezantohen në forumin “New Deal Europe” në Londër

E martë, 17 Nëntor, 2026

Shqipëria do të marrë pjesë sot në forumin New Deal Europe në Londër, Britani e Madhe, ku janë prezentë turoperatorët britanikë, amerikanë dhe evropianë.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

“Mirëmëngjes me një lajm të mirë për pjesëmarrjen e Shqipërisë në forumin e New Deal Europe në Londër ku janë prezentë turoperatorët britanikë, amerikanë dhe evropianë. New Deal Europe është platforma e tregut të udhëtimeve dedikuar destinacioneve turistike në rritje e ku do të prezantohet më e mira e Shqipërisë për këtë sezon turistik”, theksoi Kumbaro.

Në këtë forum turoperatorët britanikë, amerikanë dhe evropianë do të njihen me destinacionet turistike të Shqipërisë.

Si një destinacion turistik i njohur për shumë turistë nga shumë vende të botës, Shqipëria gjithnjë e më shumë po bën për vete turistë dhe vizitorë të huaj, të cilët rezervojnë udhëtime turistike në qytete të ndryshme të Shqipërisë përgjatë sezonit veror dhe dimëror. /ATA/

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.