Belgjikë/ Profesionistja e marketingut Ermelinda Hajdari

E premte, 26 Prill, 2024

Sipas informacionit të një agjencie të njohur lokale, rreth 65% e profesionistëve të marketingut në Belgjikë hasin probleme në ndërveprimin me botën dixhitale, terren ku duhet të veprojnë për të arritur objektivat e tyre të punës, ngushtësisht të lidhur me njohjen e sjelljeve njerëzore orientuar ndaj konsumit. Në këtë mjedis pune plot me mundësi të shtuara prej pandemisë vepron Ermelinda Hajdari, e re tiranase zhvendosur qe 16 vjeçe në vendin perëndimor buzë Detit të Veriut. Në tetor 2019 ajo ka themeluar në Anversa AngLe Agency, agjenci konsulence ndaj klientelës që ka modifikuar fokusin e punës nga marketingu në formimin profesional të talenteve të botës dixhitale të cilët mësojnë funksionimin e tregut e pritshmëritë e konsumatorëve. Gjithë bota perëndimore po përjeton efektet transformuese shkaktuar nga pandemia në botën e punës. Edhe në Belgjikë forcohen ambicjet e punëtorëve freelance, shumë shpesh ish-të punësuar të kompanive që janë dorëhequr prej tyre pasi në muajt e punës në distancë kanë zbuluar prirjen e mundësisë për të qenë profesionistë autonomë. Në SHBA fenomeni është quajtur Vetëpushimi i Madh nga Puna (“The Great Resignation”): sipërmarrjet humbasin punëtorë që vetëlargohen dhe tërheqjen në treg nëse nuk arrijnë të punësojnë të tjerë në distancë. Ermelinda na jep opinionin e saj mbi temën: “Mendoj se e ardhmja do të evoluojë në një mjedis me plot mundësi për freelancer-at ekspertë, që do të kthehen në agjentë autonomë me ekosistemin e tyre të biznesit. Fuqizimi i aftësive të tyre, vendosja në punë dhe bashkëndarja e pikave të tyre të forta do të sjellë një periudhë me punëtorë më të lumtur e biznese që i japin më tepër vlerë qënies njerëzore. Në një periudhë kur i tenderohen punë të mërzitshme makinerive, AngLe Agency synon të kënaqë nevojën e pasjes së sipërmarrjeve më njerëzore të pajisura me më tepër krijueshmëri e ekselenca”.

Diplomuar fillimisht (2011) në Shkenca Ndërkombëtare Politike e Krahasuese në Universitetin Katolik Leuven në rajonin e Flandrës, Ermelinda zbulon tërheqjen për marketingun gjatë punimeve të tezës së specializimit të diplomës së dytë për Administrim e Organizim të Sipërmarrjes (2013) në Anversa. Objekt studimi i kësaj teze është festivali i njohur ndërkombëtar i muzikës elektronike Tomorrowland. Periudha pas studimeve mbushet me angazhime të menjëhershme në botën e punës, duke nisur me rolin e përgjegjëses së menaxhimit në një kompani konsultimi biznesi, marketingu e financimi, ku bashkëren projektet dixhitale që kanë në fokus konsumatorin. Në 2016-n Twikey, kompani teknofinanciare specializuar në lehtësimin e pagesave të sipërmarrjeve, e punëson si analiste të tregut fokusuar në mbledhjen e sugjerimeve e rekomandimeve të klientelës, duke i besuar edhe krijimin e newsletter elektronike e materialeve të marketingut. Vitin pasardhës Hajdari themelon Era&Co., ku për dy vjet ushtron rolin e konsulentes së marketingut përmes mbikqyrjes së projekteve fillestare të klientëve të saj në zbatimin e modeleve të tyre të biznesit e strategjive dixhitale. Në të njëjtën periudhë punon si koordinatore e administratore pranë agjencisë Mundo Digitalis e si manaxhere marketingu e kompanisë ndërkombëtare QbD; para themelimit të AngLe Agency është përgjegjëse e projekteve të komunikimit të grupit të kreditimit BNP Paribas, ku vepron si pjesë e departamentit të marketingut në fushën e wealth management (shërbimi profesional i administrimit të pasurive). AngLe përfaqëson pikën e mbërritjes së gjithë këtyre përvojave si një sipërmarrje e specializuar në projektimin e ridimensionimin e startup-eve, që marrin ndihmesë nga agjencia në planifikimin e shitjeve, administrimin e projekteve, krijimin e përmbajtjes dhe aftësimin profesional në proceset e marketingut. Bashkëpunimet e agjencisë shtrihen në firma të njohura si Faktion, Biztory, Decklusive, Metamaze dhe shtrirje veprimtarish me kompani partnere në Shqipëri që i janë përshtatur punës në distancë.

Në shtator 2020 Hajdari inauguron akademinë e marketingut të AngLe me synim bashkëndarjen e përvojave me profesionistë të tjerë të sektorit, i cili po përjeton një transformim drejt modelesh të reja bazuar mbi regjistrimin duke paguar tarifa fikse në kohë (si ai në platformat Netflix e Spotify). Leksionet formuese shohin Ermelindën si trajnere dhe lançojnë freelancer-a ambiciozë. Ajo vetë na flet për ngjizjen e këtij projekti: “Shumë persona, shumica e të cilëve profesionistë të rinj, më kërkonin informacione mbi veprimtarinë time si freelancer dhe kështu vendosa të bashkëndaja njohje e përvoja. Ajo që nuk mendova në fillim është se ky aktivitet i ri mundësonte pjesëmarrësit të shihnin të mundshme karrierën e freelancer-it të pavarur”. Formimi bazohet në objektivat e pjesëmarrësve, të cilët mund të ndjekin një rrugëtim si freelancer të ardhshëm ose operatorë të marketingut. Në maj do të lançohet Fushata për Agjentët Dixhitalë, kurs treditor fokusuar mbi përgatitjen e operatorëve të marketingut. Hajdari vazhdon dialogun me Balcando me këto fjalë: “Duke qenë se kam përjetuar gjithë etapat fillestare të formimit kam fituar kështu njohjen e duhur për të qenë partnere e një network-u lidhës me persona me synime homogjene dhe që të mundëson fuqizimin e aftësive. Këto përvoja ndihmojnë operatorët e marketingut të përmirësojnë profilin e tyre në treg”.

Megjithëse vazhdimisht e angazhuar me AngLe Agency, prej 2020-s Hajdari ka punuar me agjencinë e investimeve e burimeve njerëzore Smart Human Capital Group (administronte zinxhirin e komunikimit e marketingut) e atë të ekspertizës mjedisore ABO Group, tek e cila kontribuonte në sektorin e komunimit të brendshmëm e dixhital dhe organizonte sesionet webinar. Prej 5 muajsh mbulon pozicionin e specialistit të marrëdhënieve me klientët për grupin e sektorit të parfumerive ICI Paris XL. “Përmes AngLe synoj të krijoj një inkubator talentesh por ndërkohë vazhdoj të rafinoj talentin tim” – mbyll ajo dialogun me ne.

Gjergji Kajana

(Artikulli origjinal, shkruar nga Gjergji Kajana, është botuar italisht në 3 prill 2022 në uebsajtin e shoqërisë së biznesit Balcando.)

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 