Kërkesa për nënshtetësinë shqiptare e Aleksandër Moisiut, refuzimi i Mbretit Zog

E enjte, 18 Prill, 2024

Sot bëhen 143 vite nga dita e lindjes së artistit të madh shqiptar Aleksandër Moisiu. Ndonëse emri i tij bëri krenar shqiptaret e viteve 1900 e vazhdon të bëjë krenar shqiptarët kudo në botë edhe sot pas gati një shekulli, ai nuk arriti të behej dot kurrë shtetas shqiptar. Me shpirt ai ishte gjithmonë shqiptar, por letrën që do ta quante zyrtarisht të tillë nuk e morri dot kurrë. Më poshtë po sjellim një shkrim mbi kërkesën që artisti bëri për të marrë shtetësinë shqiptare dhe refuzimin nga ana e mbretit Zog.

***

“Të duket sikur në thellësinë e syve të tij vështron arkiva fotosh bardh’ e zi, me lëvizje të ngadaltë fantazmash.

“Si katër vjet më parë, pata fatin të isha shqiptari i parë që pati kontakt me koleksionin e Moisiut dhe objektet personale, për të cilat kam bërë disa botime në shtypin periodik shqiptar, por sot, për mua është një ditë e veçantë, pasi arrita të realizoj qëllimin tim, që objektet të vizitohen nga shumë shqiptarë”, u shpreh Logoreci.

Duke shpjeguar përmbajtjen e ekspozitës dhe prejardhjen, ai thotë se “në sallë janë të vendosura objektet personale të aktorit, pronë e Muzeut Kombëtar të Teatrit austriak, shumë nga të cilët së bashku me dokumente shkresorë apo korrespondencën e tij personale, janë dhuruar në vitin 1958 nga bashkëshortja e tij Johanna Terwin, e cila përveç se bashkëshorte dhe kolege në skenë, për Moisiun kishte dhe rolin e sekretares e të menaxheres. Në vitin 1971, këtij koleksioni iu shtua dhe trashëgimia dokumentare që kish mbledhur për Aleksandrin adhuruesja e tij, Maria Dobrozensky”.

Në ekspozitë prezantohen 44 fotografi të printuara në kanavacë, të cilat rrëfejnë disa nga momentet më të rëndësishme të jetës së Moisiut si: fëmijëria, familja, karriera. Bëhen publike për herë të parë fotografi me imazhe të objekteve personale të aktorit si: stampa e dorës, flokët origjinalë, maska e vdekjes, spaletat e ushtarakut, kurora e aktorit më të mirë të Europës, si dhe disa fotografi nga ceremonia mortore e Aleksandër Moisiut në Vjenë.

Ai i rrëmben njerëzit me sytë e tij, me zërin e tij”. Kështu do të shprehej Franz Kafka për aktorin e madh me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiu, kujtimi i të cilit na rivjen përmes një ekspozite të hapur në COD. “Aleksandër Moisiu, njeriu dhe artisti” titullohet ekspozita, e cila prezanton fotografi dhe dokumente të panjohura më parë, mbledhur në arkivat austriake nga studiuesi Pjetër Logoreci.

MOISIU DHE SHQIPËRIA

Edhe pse ishte një ndër aktorët më të mirë të Europës, që kishte për miq disa nga emrat më të mëdhenj të kulturës asokohe, si Pirandelo, Chaplin, Stanislavski, Kafka, Caruso, Cvajg etj., nuk e mohoi dhe harroi asnjëherë origjinën e tij shqiptare, madje dëshironte të merrte nënshtetësinë nga shteti shqiptar. “Edhe pse Moisiu u ndesh me shumë vështirësi në fillimet e integrimit të tij në Vjenë, më pas kontaktet me yjet e personalitetet e artit, që pastaj u bënë miqtë e tij, i pat të shumtë. Shumë prej tyre e fiksuan Moisiun në vepra pamore, libra apo shkrime të ndryshme.

Gjithashtu, ai pat, ruajti dhe zhvilloi kontakte me shumë bashkatdhetarë shqiptarë, e jo vetën në Vjenë, por në shumë vende të botës ku demonstronte artin e tij. Përveçse i jashtëzakonshëm profesionalisht, ai ishte i jashtëzakonshëm dhe si njeri. Ai nuk u shmang apo refuzoi asnjëherë ftesat për takime që komuniteti shqiptar i dërgoi”, thotë Logoreci. Sipas tij, ekzistojnë dokumente që e vërtetojnë se ai ka shprehur dëshirën dhe ka bërë kërkesa për të arrë nënshtetësinë. “Shumë herë i kishte shfaqur dëshirën konsullit shqiptar, Pekmezit, për një vizitë në Shqipëri, si dhe për të pasur shtetësinë shqiptare.

Madje, ishte i gatshëm të hiqte dorë nga çdo nënshtetësi tjetër për të pasur atë të paraardhësve të tij. Në një njoftim që konsullata shqiptare në Vjenë i dërgon Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë shkruhet: “…më 7 nëntor 1933 u paraqit në konsullatën shqiptare në Vjenë, artisti i famshëm Aleksandër Moisiu, i cili bëri kërkesën për marrjen e shtetësisë shqiptare për vete dhe bashkëshorten Johanna Terwin Moisiu. Ky refuzoi gjithë shtetësitë e tjera dhe dëshiron të pranohet vetëm si shtetas shqiptar, siç ka qenë dhe familja e tij e dalun me kohë prej Kavaje…”.

Askush nuk do të mund t’ia mohonte Moisiut një kërkesë të tillë, por ama Mbreti Zog bëri një lëvizje të pamenduar mirë. “Më 14 mars 1934, Mbreti Zog dekretoi dhënien e shtetësisë çiftit Moisiu, duke i kërkuar më pas që të ishte “MJESHTER I CEREMONISË” i mbretërisë, gjë të cilën Moisiu e kundërshtoi me zemërim. Por edhe para kësaj ngjarjeje, në një festim të 28 nëntorit 1930, i ftuar nga komuniteti shqiptar i Vjenës, ai do të shprehej: ‘Kujdes…Monarkia pengon zhvillimin historik. Një sistem republikan, ku të mos ketë shumë të pasur dhe shumë të varfër është më demokratik’”./Panorama/

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.