Greqi/ Si lufta në Ukrainë ndikoi edhe në dokumentat e emigrantëve shqiptarë?

E premte, 26 Prill, 2024

Shtyhen afatet e lejeve të qëndrimit dhe të vërtetimeve “blu” (vërtetimi i protokolluar se është dorëzuar dosja e plotë për rinovimin e lejes dhe aplikuesi është në pritje të lëshimit të pullës në pasaportë) të dy dokumentat shtyhen deri në 30 Qershor 2022.
Vendimi surprizë i ministrisë së Emigracionit dhe Azilit bëhet e ditur të jetë lëshuar urgjentisht pas një udhëzimi të përgjithshëm të Bashkimit Europian, drejtuar gjithë vendeve anëtare. Kriza e përgjithshme e shkaktuar nga lufta në Ukrainë justifikon më së miri një vendim tepër lehtësues për mjaft emigrantë që nuk i’u dha mundësia e plotë apo nuk kanë arritur të rinovojnë dokumentat e tyre.

Kështu, sipas vendimit, të gjitha lejet e qëndrimit dhe vërtetimet “blu” (që kanë thuajse të njëjtën vlerë me lejen e qëndrimit) që skadonin nga 1 janar deri në 31 mars 2022 dhe janë në proces rinovimi ose ri-lëshimi, marrin shtyrje automatike të vlefshmërisë deri në 30 qershor 2022.

Ndërkaq, Greqia ka adoptuar udhëzimin e BE duke bërë përshtatjet e konsideruara të drejta nga qeveria greke për shtetasit e Rusisë dhe Bjellorusisë që ndodhen në vend me statusin e sipërmarrësve. Kështu, nga 1 prill merr fund faza e pezullimit të shqyrtimit dhe vendimit për rinovimin e lejeve të investitorëve nga Rusia dhe Bjellorusi, që mbetën në sirtar me fillimin e luftës në Ukrainë. Bëhet fjalë për një pezullim sa urgjent aq edhe të përkohshëm, derisa të jepej udhëzimi i përgjithshëm i BE që ministri i Emigracionit grek ka vendosur të përfshijë, për procesin e rinovimit të lejeve të qëndrimit të kategorisë si investitorë nga shtetas të Federatës së Rusisë dhe Bjellorusisë, përfshirë anëtarët e familjeve të tyre. Ecuria e procedurës për sa ndodhen në fazë rinovimi do të vijojë normalisht në Greqi.

Normalisht do të vijojë dhe rinovimi i lejes së qëndrimit nga shtetasit e të njëjtave vende që ndodhen në Greqi si drejtues apo CEO të bizneseve.
Ndërkohë që do të anullohen apo.mbeten pezull të gjitha kërkesat e reja për leje qëndrimi për herë të parë. Kështu, Greqia mbyll derën përkohësisht në prurje të reja investitorësh nga këto dy vende. Ndërsa për emigrantët shqiptarë në Greqi, konkretisht parashikohet se:

“Me vendim të ministrisë së Emigracionit dhe Azilit, shtyhen deri në 30 qershor 2022 afati i lejeve të qëndrimit që janë lëshuar bazuar në dispozitat ligjore të nenit 139 të ligjit 4876/2021 (Α΄251) dhe skadojnë më 31 mars 2022, si dhe titujt – lejet e qëndrimit dhe vërtetimet për rinovim të lejeve të qëndrimit të shtetasve të vendeve të treta që janë lëshuar bazuar në ligjin 4251/2014 (Α’ 80) dhe dekretin presidencial 106/2007 (A΄135) dhe skadonin në periudhën 1 janar-31 mars 2022.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.