Pavarësia e Shqipërisë dhe ndikimi i Austro-Hungarisë, historianët në konferencë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Konferenca shkencore “Krijimi i shtetit të pavarur shqiptar dhe roli i Austro-Hungarisë” bëri bashkë historianët.

Konferenca u zhvillua nga Instituti i Historisë dhe Ambasada Austriake në Tiranë. Ligjëruesit sollën të dhëna me mjaft interes dhe interpretime të reja nga këndvështrimi i ditëve të sotme, për rolin qëndror që Austro-Hungaria ka pasur në mbrojtjen e interesave shqiptare, një qëndrim në antitezë me atë që Shqipëria otomane kishte qenë. Si është pritur dhe komentuar ky ndikim në shtypin e kohës; kontributi i studiuesve austriakë në fushën e historisë dhe gjuhës shqipe dhe efekti emancipues i elitave si vazhdim i një lidhjeje 300-vjeçare që shqiptarët patën me perandorinë habsburgase; pasqyrimi i këtij roli në tekstet shkollore të periudhës së monarkisë dhe komunizmit, për të ardhur tek imazhi i Austro-Hungarisë në tekstet shkollore të historisë së këtyre tridhjetë viteve të fundit. Mbi këto tema ligjëruan studiuesit Beqir Meta, David Schriffl, Ledia Dushku, Edmond Malaj, Edon Qesari dhe Fatmiroshe Xhemalaj, të cilat do të përmblidhen në një botim të posaçëm. Sipas historianit Beqir Meta, Austro-Hungaria është fuqia kryesore evropiane e madhe që ka rolin më pozitiv në krijimin e shtetit të pavarur shqiptar.

“Synimi ishte që Shqipëria të kishte kufijtë e saj sa më të gjerë, në trojet etnike shqiptare jo më tej. Pra nuk ka pasur ndonjë projekt austro-hungarez, që të kishte territore të huaja brenda shtetit shqiptar. Por, projekti që paraqiti Austro-Hungaria ishte një projekt kompromisi, sepse e dinte që përballë kishte Fuqitë e Atlantës një bllok shumë i fuqishëm, që kërkonte të limitonte sa më shumë ekzistencën e shtetit shqiptar dhe kufijtë e tij”, tha historiani Meta. Konferenca u përqendrua vetëm në këtë segment të historisë, edhe në kuadër të aktiviteteve që do të vijojnë gjatë gjithë vitit për 110-vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.