Kanada/ Seminari i grave shqiptare në sipërmarrje

E martë, 17 Nëntor, 2026

Shoqata Albanian Canadian Excellence Society në Toronto të Kanadasë, organizoi ditën e djeshme një seminar mbi rolin dhe integritetin e femrës në fushën e pasurisë së patundshme. Paneliste të kësaj ngjarjeje ishin tri përfaqësuese të denja dhe të suksesshme në komunitetin shqiptar në Kanada: Teuta Haxhillari (agjente e shitblerjes), Anisa Arra (avokate e pasurisë së paluajtshme) dhe Valbona Tujani (këshilltare e marrjes së kredisë apo huazimeve).

Nën moderimin e biznesmenes së re, Tea Haxhillari, ato prezantuan rrugëtimin e tyre në biznes, duke përmendur sfidat që kanë kaluar, si dhe duke dhënë dhe këshilla financiare për investitorët e rinj.

Panelistja e parë Teuta Haxhillari, është një ndërmjetëse e suksesshme në Toronto e cila punon me njërën prej kompanive më të mëdha në Kanada, Remax. E diplomuar për Inxhinieri Ndërtimi në Tiranë, ajo kishte hapur firmën e saj që merrej me projektimin, ndërtimin, konsulencën dhe shitjet e pasurive të paluajtshme dhe ndërtoi me sukses projekte të shumta godinash në Shqipëri. Pas ardhjes në Kanada, ajo përdori arsimimin dhe përvojën e saj për të avancuar komunitetin e saj në shitblerje dhe t’i ndihmojë ata të rriten financiarisht. Përtej arritjeve të saj profesionale, Teuta është një drejtuese e pasionuar e komunitetit ku ka shërbyer më parë si zv/presidente e Shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro- Kanadeze të Torontos, ishte bashkëthemeluese e Shoqatës së Ekselencës Shqiptare, dhe nga fillimi ka qenë sponsori kryesor i organizatës “RH Scholarship”.

Anisa Arra ushtron profesionin avokates, e cila merret me ligjin mbi pasuritë e paluajtshme dhe biznesin. Anisa është diplomuar për drejtësi në shkollën juridike “Osgoode Hall” në vitin 2016. Pasi punoi në mbrojtjen e sigurimeve në qendër të Torontos, ajo themeloi studion e saj ligjore e saj “Arra Law Firm”. Aktualisht, firma e saj është rritur në një ekip prej dy avokatësh dhe disa punonjësish. Anisa trajton të gjitha llojet e transaksioneve të ligjit të pasurive të paluajtshme, si ato tregtare ashtu edhe ato të banimit, dhe është e përfshirë në të gjitha fazat e një transaksioni nga hartimi i marrëveshjes së blerjes dhe shitjes, duke përfshirë marrëveshjet e ndërtuesit, deri te çështjet gjyqësore të pronave të paluajtshme, të tilla si keqinterpretimi, shkelje të kontratës, defekteve dhe fuqisë së shitjes. Nga themelimi i saj, ajo është kryetare e Shoqatës së Avokatëve Shqiptaro- Kanadezë në Toronto.

Valbona Tujani është këshilltare në industrinë e hipotekave, e cila ka qenë eksperte e kësaj fushe për më shumë se 11 vjet, duke filluar karrierën e saj në RBC përpara se të kalonte në CIBC në rolin e saj të këshilltares së hipotekës. Valbona është diplomuar në Universitetin e Tiranës me diplomë Bachelor në Histori dhe Master në Marketing të Avancuar, Fakulteti Ekonomik. Edukimi dhe përvoja e saj ka çuar në shumë çmime; Fituesi i Çmimit të Argjendtë të CIBC 2021, Fituesi i Bronzit CIBC 2020 dhe Fituesi i Çmimit të Artë RBC 2014 dhe shumë të tjerë.

Moderatorja e kësaj ngjarjeje, Tea Haxhillari është diplomuar për Komerc dhe Kontabilitet në Queens University në Kingston, Ontario. Pas përvojës së saj universitare, ajo pati mundësinë të përfundonte një Master të Dyfishtë në Menaxhim Global (Ivey Business School & London School of Economics). Që nga kthimi i saj në Toronto, Tea ka punuar si agjente e shitblerjes. Në vitin 2020 ajo ka fituar çmimin “Rising Stars”, ndërsa nga viti 2021 klasifikohet në krye të listës për zyrën në të cilën punon. Tea ka studiuar në Angli, Singapor dhe Zvicër, dhe ka punuar me Suzlon Group në Indi dhe Daimler në Angli. Tea është Presidente e njërës prej shoqatave më aktive dhe më domethënëse në komunitetin shqiptar të Kanadasë, “RH Scholarship”.

Panelistet theksuan mbi të gjitha se gjatë dy viteve të kulmit të pandemisë globale COVID-19, tregu mbi pasuritë e paluajtshme por jo vetëm, njohu një rritje të ndjeshme e cila sigurisht ngriti konkurencën në pothuaj të gjitha krahinat e Kanadasë. Gjatë diskutimeve të ndryshme aty u theksua edhe për kategori të ndryshme të investitorëve, si gratë e emigruara rishtasi në Kanada, ndryshimet financiare gjatë dhe pas pandemisë e shumë të tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.