Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka njoftuar ditën e sotme se janë lehtësuar disa nga procedurat për caktimin e takimeve për marrjen e vizës për një sërë kategorish dhe profesionesh.
Ambasada nëpërmjet një njoftimi publik tha se është shkurtuar koha e pritjes për ata që kanë kontrata pune në profesione të tilla si mjek, dado, kërkues shkencor dhe për studime.
Njoftimi i plotë:
“Zyra e vizave informon: me kënaqësi ju informojmë se për kategoritë
- Mjek
- Au Pair (Babysitter/dado)
- Formim profesional
- Karta Blu e BE-së/ Kualifikim i lartë
- Ligji i emigrimit për punonjës të kualifikuar me diplomë të arsimit të lartë/ profesional
- Kërkim shkencor
- Vit social vullnetar
- Praktikë/ Hospitime
- Frekuentim shkolle
- Të vetpunësuar
- Kurse gjuhe
- Studime
është bërë i mundur rezervimi e një takimi vet/personalisht. Në këtë mënyrë ju ofrojmë neve juve më shumë fleksibilitet në përzgjedhjen e takimit dhe shkurtojmë kohën e pritjes. Nëse takimet në një kohë të caktuar janë dhënë, ju keni mundësinë të rezervoni një takim në një moment tjetër, ndaj ju lutemi vizitojeni herë pas here faqen tonë të internetit.
E rëndësishme:
Për aplikimin sipas §26 II Paragrafi V ( Rregulli për ballkanin perëndimor) NUK është i mundur rezervimi i takimit direkt. Ju lutemi, të interesuarit të regjistrohen në „ Punësim sipas §26 II paragrafi V/ Regulli i Ballkanit Perëndimor“. Persona të cilët regjistrohen në kategorinë e gabuar, nuk do të lejohen të aplikojnë.
Ju lutemi, rezervojeni takimin vetëm nëse dokumentacioni juaj është i plotë sipas kritereve të fletëve informuese. Aplikimet me dokumentacion jo të plotë NUK do të pranohen”.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.