Qasja shqiptare ndaj startup-eve inovative  

E premte, 19 Prill, 2024

Globalizimi, ndërvarësia ekonomike mes vendeve, qarkullimi i lirë i kapitaleve dhe shpërndarja e teknologjisë kanë futur Shqipërinë në procesin ekonomik emërtuar “new economy”, i cili imponon një qasje të re për zhvillimin e ekonomisë lokale. Ky emërtim përdoret shpesh në përshkrimin e ndryshimeve të shpejta ndodhur në ekonominë botërore në vazhdën e zhvillimit të Internetit e teknologjive të reja, që kanë sjellë thellim të inovacionit në këto fusha. Në logjikën e kësaj “ekonomie të re” fiton kush zotëron sistemet më të mira të informimit dhe informacion më të gjerë sesa konkurrentët në treg. Emërtimi gjen terren materializimi edhe në fenomenet e krijimit e mbylljes së ciklit jetik të startup-eve, me përmendjen e të cilave nënkuptojmë nisjen e një sipërmarrjeje të re krejtësisht inovative. Startup-et krijohen nga një ose më tepër sipërmarrës me synim zhvillimin e një produkti ose shërbimi për të cilin ekziston kërkesë në treg. Karakteristikat kryesore të startup-eve janë krijimi e zhvillimi i sipërmarrjes në fushën e teknologjisë e informacionit dhe përdorimi i teknologjive më të fundit me potenciale rritjeje. Nga data e çerifikimit si “startup inovativ” periudha e inkubimit është vetëm 2 vjet, në përfundim të të cilëve sipërmarrja nuk mund të jetë më e tillë pavarësisht arritjeve që mund të ketë shënuar.

Shqipëria ka kuptuar potencialin e benefitet e startup-eve inovative, duke i zhvilluar përreth një ekosistem ndihmës. Aktualisht startup-et inovative në vend janë 250. Veprimtaria e tyre mbart “rrezikun” në faktin se asnjë ide ose shërbim, sado interesant ose inovativ, nuk mund të konsiderohet e vlefshme nëse nuk gjenden klientë të gatshëm për të shpenzuar për të shijuar atë produkt ose shërbim.

Me qëllim nxitjen e këtyre realiteteve në 20 dhjetor 2021 Këshilli i Ministrave ka propozuar projektligjin “Për mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve inovative”, fokusuar në krijimin e një kuadri normativ e institucional të favorshëm për këto sipërmarrje me vlerë të lartë teknologjike. Në deklaratat e lëshuara me këtë rast Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Edona Bilali pohoi se të gjithë personat fizikë apo juridikë, brenda apo jashtë Shqipërisë, që dëshirojnë të promovojnë idenë e tyre të biznesit, mund të vetëdeklarohen nëpërmjet platformës e-Albania si startup-e dhe se “nga momenti i regjistrimit në regjistër, startup-et do të kenë një periudhë 24-mujore, që sipas ligjit quhet periudha e inkubimit. Gjatë kësaj periudhe, startup-et do mund të marrin këshillim pranë një ‘one stop shop’, i cili do të krijohet pranë Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes”. Vendosur nën mbikqyrjen e Ministrisë së Ekonomisë e Financave parashikohet ngritja e një Agjencie Kombëtare për Startup-et Inovative, fokusuar ne zbatimin e dispozitave ligjore.

Pasi ka kaluar shqyrtimin e nevojshëm në komisionet parlamentare projektligji do të kalojë për miratimin e Parlamentit në kohë të shpejta. Për të nxitur investimet gjithe startup-et e çertifikuara dhe të përfshira në regjistrin tregtar do të përfitojnë konsulencë falas dhe mospagim taksash lokale për dy vjet. Ekzekutivi shqiptar synon të rrisë numrin e startup-eve nga 88 në 132 për 1 milionë banorë dhe të përmirësojë renditjen e vendit në Indeksin Global të Konkurrueshmërisë e atë të mbështetjes për sipërmarrjet e mesme e të vogla. Raporti i 2021-shit i Indeksit Global të Ekosistemit të Startup-eve pohon se Shqipëria ka kryer përpjekje në sektorin publik e privat për të rritur numrin e sipërmarrjeve në sektorin e inovacionit.

Megjithëse qendrojnë pas në renditje ndaj vendeve të BE-së, Shqipëria dhe gjithë vendet fqinje të Ballkanit Perëndimor zotërojnë një potencial ekonomik të pashfrytëzuar në ekzistencën e një ekonomie tregu funksionale e aftësinë për të përballuar konkurrencën. Sfida zhvillimi qendrojnë në mungesën e kapitalit privat brenda vendeve dhe njohjen e mangët të potencialit brenda tyre prej investitorëve. BE ka miratuar strategji e programe me fokus Ballkanin Perëndimor, 6 vendet e të cilit prej 10 shkurtit 2022 kanë aderuar në programin komunitar Horizon Europe (që derdh 95,5 miliardë euro në kërkim e inovacion), duke i mundësuar kështu enteve të tyre juridike e fizike të ndërveprojnë në kuadër të tij njësoj si vendet e Bashkimit.

(Artikulli origjinal, shkruar nga Gjergji Kajana, është botuar italisht në 30 mars 2022 në uebsajtin e shoqërisë së biznesit Balcando.)

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 