Projekti “Synergy” bashkon vendet e rajonit me gjuhën e muzikës

E martë, 1 Korrik, 2025

Promovimi i muzikës klasike në gjashtë vende të Ballkanit perëndimor është qëllim i projektit “Synergy”. Në këtë projekt janë përzgjedhur dymbëdhjetë kompozitorë, që do të krijojnë muzikë klasike. Kompozitorët e rinj të Shqipërisë të përzgjedhur për të shkruar kompozime të reja në kuadër të projektit “Synergy” janë Jetmir Zaganjori dhe Kris Sopiqoti. Tirana ishte stacioni tretë i takimit të drejtuesve të festivaleve të Ballkanit perëndimor për muzikën klasike. Projekti “Synergy” është mbështetur nga programi “Creative Europe”, një tjetër qëllim i tij është dhe zgjerimi i audiencave e mbështetja e kompozitorëve të rinj. Kitaristi Denis Bizhga, menaxher kulturor i “Vox Baroque” tha ndër të tjera se secili nga artistët do të qëndrojë rezident në vendin fqinj, duke marrë edhe nga elementët kulturorë të atij vendi. “Pra do të krijohet një lloj shkëmbimi kulturor”, tha ai. Sara Mandic përfaqësuese e festivalit të Ditëve të Muzikës së Malit të Zi, KotorArt, u shpreh se bashkëpunimi me gjuhën e muzikës është mjaft domethënës.

“Synergy” bashkon vendet e rajonit me gjuhën e muzikës. Nga këtu janë përzgjedhur 12 kompozitor të rinj, të cilët do realizojnë rezidenca artistike, ku do të krijojnë muzikë frymëzuar nga veçantitë lokale të vendit”, tha ajo. Ky  projekt bën bashkë dhe mbi pesëdhjetë muzikantë dhe menaxherë kulturorë. Në kuadër të projektit “Synergy” në konferencën për shtyp u trajtuan dhe politikat kulturore gjithëpërfshirëse të industrisë së muzikës klasike, etj. Si finale e madhe e projektit 3 vjeçar, një turne festivali është planifikuar për të paraqitur kompozitorët, kompozime të reja dhe muzikantët e rinj gjatë festivaleve verore në të gjithë Ballkanin Perëndimor. “Synergy” bashkon gjashtë festivale të rëndësishme të muzikës së artit nga rajoni: KotorArt (Mali i Zi) si drejtues i projektit së bashku me Qendrën e Festivaleve të Beogradit (Serbi), Verën e Dubrovnikut festivali (Kroaci), Festivali Ljubljana (Slloveni), Vox Baroque (Shqipëri) dhe shoqata “F. Chopin” (Kosovë).

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.