Ish-ministri gjerman:BE të mbajë premtimin për liberalizimin e vizave me Kosovën

E martë, 17 Nëntor, 2026

“Bashkimi Evropian duhet të mbajë premtimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”. Kështu është shprehur ish-ministri gjerman për Evropën, Michael Roth pas një takimi që ka pasur me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Roth ka shtuar se Ballkani Perëndimor i takon BE-së, duke kërkuar gjithashtu nga BE-ja që të nis negociatat për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Shtetet e Ballkanit Perëndimor na takojnë dhe meritojnë më shumë se veç fjalë goje. BE-ja duhet t’i mbajë premtimet, duke nisur nga bisedimet për pranim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, e liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka shkruar Roth në Twitter.

E me këtë qëndrim të tij, është pajtuar edhe Lajçak i cili ka rishpërndarë këtë deklaratë të Roth duke shkruar se “nuk mund të pajtohesha më shumë me vlerësimin tuaj”

Kujtojmë se Michael Roth kishte shërbyer në postin e ministrit shtetëror për Evropën në periudhën 2014-2021, nën Angela Merkelin. /Telegrafi/

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.