Britani/ Dy çmime të para për piktoren shqiptare Suela Pulaha Brown

E martë, 30 Prill, 2024

Piktorja shqiptare Suela Pulaha Brown, vjen sërish me dy çmime të para pranë publikut artdashës. Pas ekspozitës vetjake të korrikut 2021 në Angli, piktorja shqiptare është rikthyer me artin e saj në një pjesëmarrje të re në një prej evenimenteve më të rëndësishme artistike të jetës së qytetit ku banon në Angli përgjatë muajit mars.

Muzeu dhe Galeria e Artit të qytetit në bashkëpunim me bashkinë, organizon një nga ekspozitat artistike më vibrante të vitit. Në këtë ekspozitë piktorja u paraqit me katër punime, ndër të tjera portreti në vaj i mbretëreshës Xheraldinë (që u vlerësua me çmim të parë në kategorinë përkatëse), si dhe punimet në miniaturë të cilat jo vetëm u vlerësuan me çmim të parë në kategorinë përkatëse por u përzgjodhën si punimi më i mirë i gjithë ekspozitës dhe u vlerësuan me kupën e festivalit (The Diamond Anniversary Cup) të prezantuar nga kryebashkiaku.

Piktura në miniaturë në gur ishte një pasion që piktores i lindi përgjatë karantinës. Në koleksionin e miniaturave me të cilat piktorja u përfaqësua në ekspozitë përfshihen edhe portreti i Nënë Terezës, si dhe miniatura më e vogël e Monalizës me përmasa 1.5 cm.

Edhe pse kjo periudhë dy vjeçare nuk ka qenë e lehtë, ku dhe ekspozitën e Korrikut 2021 piktorja e çeli në një periudhë kur rregullat e distancimit social ishin ende strikte, ajo shprehet se “ishte një thirrje e përbrendshme që me artin e saj t’i ofronte publikut artdashës disa momente larg stresit dhe negativitetit të situatës që i ka rënduar së tepërmi njerezit. Ndërsa në pjesëmarjen e këtij viti Piktura e Mbretëreshës Xheraldine tërhoqi një vëmendje të veçantë dhe një kureshtje të jashtëzakonshme si nga juria ashtu dhe nga vizitorë të shumtë. Gjithashtu, në ditën e ceremonisë së ndarjes së çmimeve, kishte një kureshtje të madhe mes shumë artistëve të dinin se cili ishte autori i kësaj pikture.

Organizatorët e Ekspozitës, juria, kryebashkiaku ishin ndër ata që shprehën vlerësimin ndaj pikturave te saj.

“Ne artistët mbartim një dritë qe jep shpresë”, shprehet piktorja korçare. Edhe pse arti ynë nuk mund të ndryshojë realitetin, sipas saj arti jep shpresë në kohët më të errëta, ndaj inkurajon të gjithë artistët të vazhdojnë të krijojnë, ekspozojnë artin e tyre dhe të japin shpresë dhe frymëzim” tha autorja. Në veçanti piktorja dëshiron të falenderojë publikun artdashës shqiptar që e mbështet dhe e inkurajon përgjatë udhëtimit të saj artistik.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 