154 vite më parë lindi Gjergj Qiriazi, themelues i gazetës “Bashkim’ i kombit”

E martë, 17 Nëntor, 2026

Gjergj Qiriazi ndoqi shkollën greke në Manastir dhe kolegjin amerikan në Samokov. Pasi përfundoi kolegjin Gjergj Qiriazi filloi punë në Shoqërinë Biblike Britanike. Qiriazi lindi 153 vite më parë, më 27 mars 1868 në Manastir

Pas vdekjes së të vëllait, Gjerasim Qiriazit më 1894, ai mori drejtimin e Shkollës së Vashave në Korçë, kurse më 1908 ishte delegat në Kongresin e Manastirit.

Gjergj Qiriazi ishte një nga themeluesit e gazetës “Bashkim’ i kombit” më 1909.

Ai ka botuar një përmbledhje me vjersha fetare me titullin “Kënkë të shenjtëruara”, Sofje 1906. Gjergj Qiriazi u shqua edhe në botimet e teksteve shkollore.

Ai botoi një tekst për fizikën, “Fizika”, Bukuresht (1899), si dhe një numër artikujsh në organet e shtypit të kohës.

Gjergj Qiriazi vdiq në Manastir më 30 dhjetor 1912.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.