Rezultatet jozyrtare të regjistrimit në Maqedoni, rreth 24.7% shqiptarë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Sipas të dhënave jozyrtare nga burime brenda Entit Shtetëror të Statistikave, shqiptarët do të dalin më pak seç ishin tani 25.2%.

Jozyrtarisht sipas burimeve për TV21, në Maqedoninë e Veriut jetojnë 1.8 milionë qytetarë rezidentë.

Në aspektin e bashkësive etnike që jetojnë në vend, sipas informacioneve, nga 1.8 milionë rezidentë, rreth 63 deri 65% janë maqedonas, rreth 24.7% shqiptarë dhe rreth 10 deri në 12% bashkësi të tjera që jetojnë në vend.

Ndërsa duke përfshirë diasporën si jorezidente, atëherë numri total i është 2.1 milionë banorë. Sipas kësaj shifre jozyrtare, maqedonas do të rezultojnë 60 deri në 62%, shqiptarë 29.5%, ndërsa pjesëtarë të bashkësive të tjera etnike 8 deri në 10% përcjell TV21.

Por gjithçka pritet të jetë zyrtare të mërkurën e ardhshme kur do të shpallen rezultatet. Megjithatë numri i diasporës nuk do të hyjë në shifrën e popullatës rezidente, e cila do të njihet si zyrtare se sa jetojnë në vend.

Por ish-kryeministri Zoran Zaev kishte deklaruar në shtator të 2021 se diaspora nuk do të përfshihet në regjistrin e popullsisë rezidente, por në një grafë të posaçme ku do të qëndrojnë të gjithë shtetasit të cilët për më shumë se një vit jetojnë apo punojnë jashtë vendit.

“Të gjitha ata janë qytetarë tanë, pavarësisht nëse jetojmë brenda apo jashtë vendit. Ata do të përfshihen në regjistrim, por ka një dallim të qartë mes tyre. Do të kemi popullatë rezidente dhe jorezidente. Jorezidentë do të jetë të gjithë ata të cilët për më shumë se një vit jetojnë jashtë vendit dhe kjo është shumë e qartë”, ka theksuar Zaev.

Sqarimi i tij kishte pasuar pas debateve të shumta, por edhe dilemave sesa banorë ka Maqedonia e Veriut, e cila nuk e regjistruar popullsinë që nga viti 2002.

Kreu i partisë maqedonase në opozitë, VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski atëkohë kishte deklaruar se i vjen mirë që kryeministri Zoran Zaev më në fund kishte pranuar vërejtjen e opozitës që diaspora nuk duhet të përfshihet në numrin e përgjithshëm të popullatës rezidente.

Kjo është ajo për të cilën ne flisnim gjithë kohën. Me vjen mirë që më në fund edhe kryeministri e thotë atë për të cilën ne po flasim tani një vit. Pra, popullatë rezidente është ajo që jeton brenda vendit dhe ajo do të përfshihet në regjistrimin e popullsisë ndërsa jorezidentë janë gjithë ata të cilët për më shumë se një vit jetojnë jashtë vendit”, kishte deklaruar kryetari i VMRO- DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Ndërkaq Ilmi Selami, zëvendësdrejtor i Entit të Statistikës, kishte theksuar se Maqedonia e Veirut po e regjistron të gjithë popullsinë dhe se sipas tij, sikur të mos përfshihej në numrin e përgjithshëm, atëherë diaspora fare nuk do të regjistrohej.

“Në bazë të ligjit ne e kemi për obligim të nxjerrim numrin e përgjithshëm të popullatën rezidente, numrin e përgjithshëm të popullatës jorezidente dhe numrin e përgjithshëm të të regjistruarve. Nëse nuk do të hynte në numrin e përgjithshëm të popullatës, atëherë pse ne do të regjistronim diasporën. Pra, sipas ligjit, popullata rezidente dhe ajo jorezidente përbëjnë numrin e përgjithshëm të popullatës. Ne si Ent i Statistikës nuk bëjmë politikë, pra i mbetet politikës dhe partive politike sesi do ta bëjnë këtë”, kishte deklaruar Ilmi Selami, zëvendësdrejtor i Entit të Statistikës. /INA/

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.