Kryetari i Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi viziton QBD-në

E martë, 17 Nëntor, 2026

Sot, në Qendrën e Botimeve për Diasporën u zhvillua një takim me kryetarin e Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi, z. Pjerin Lleshi, i cili u mirëprit nga drejtoresha znj. Mimoza Hysa dhe stafi i Qendrës.

Në këtë takim u bisedua rreth çështjeve e problematikave të mësimdhënies së gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë e veçanërisht në Greqi.

Drejtoresha e Qendrës, znj. Hysa e vuri theksin në tekstet didaktike për mësimdhënien në Diasporë dhe literaturën plotësuese të përgatitur përgjatë tre viteve nga QBD-ja, ku një nga arritjet kryesore ka qenë hartimi i tekstit të përbashkët Shqipëri-Kosovë “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare Niveli I”, si dhe mbi 25 libra dygjuhësh shqip-greqisht.

Kryetari i LMSHG-së, z. Lleshi, pasi falënderoi QBD-në për ndihmesën përgjatë këtyre tre viteve dhe bëri një paraqitje të situatës së shkollave shqipe në Greqi, mënyrës së organizimit të procesit mësimor atje, e vuri theksin në nevojën për sigurimin e ambienteve për zhvillimin e mësimit të gjuhës shqipe, përmes marrëveshjeve dypalëshe Shqipëri-Greqi në fushën e arsimit.

Gjithashtu, u diskutua për trajnimin e mësuesve, organizimin e shkollave verore, vizitat e nxënësve shqiptarë në vendin amë etj.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.