Itali/ Sislej Xhafa anëtar nderi i Akademisë së Arteve të Bukura në Firence

E diel, 6 Korrik, 2025

Dje, në djepin e kulturës italiane, në Akademinë e Arteve të Bukura të Firences, u zhvillua ceremonia e inaugurimit të vitit të 238-të akademik. Gjatë aktiviteti artisti shqiptar Sislej Xhafa u nderua me titullin “Akademik nderi” me motivacionin: “Për kontributin përmes artit në kërkimin mbi simbolet, the kulturat, imagjinarët kolektivë në një tension për t’u kapërcyer konflikte të të gjitha llojeve. Në vitin akademik 2021/2022, Akademia e Arteve të Bukura e Firences i jep titullin Akademik Nderi Sislej Xhafa tw shoqëruar me medaljen që Maria Luisa tw Austrisë nga gdhendësin Giovanni Antonio Santarelli në fillim të viteve 1800”.
Në ceremoni ishte e pranishme edhe Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Itali, Lendita Haxhitasim, Presidenti i Akademisë së Arteve të Bukura Carlo Sisi, Profesoret Serena Conti dhe Susanna Ragionieri, Drejtori Claudio Rocca, Presidenti i Rajonit të Toskanës, z. Eugenio Giani, si dhe autoritet vendore të Komunës së Firences.
Në fjalën e saj, Ambasadorja Lendita Haxhitasim theksoi rëndësinë e bashkëpunimit bilateral Kosovë-Itali, duke u ndalur në veçanti në fushën e shkëmbimeve akademike dhe arsimit, ku prezantoi me mirënjohje dhe krenari artistin tonë të mirënjohur ndërkombtarisht, ish-studentin nga Kosova të kësaj Akademie pretigjoze, shumë të çmuari tonë Sislej Xhafa.
Sislej Xhafa, gjatë karrierës së tij të gjatë artistike, me veprat, kontributin dhe interpretimet e tij, është dalluar gjithnjë për një stil unik dhe të veçantë, duke trajtuar gjithmonë çështjet sociale dhe politike me një ironi të hollë dhe aftësi të rrallë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.