Greqi/ Rikthehet festivali i gastronomisë shqiptare në Athinë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Lidhja e Gruas Shqiptare në Greqi (Σύνδεσμος Αλβανίδων Γυναικών στην Ελλάδα) ka njoftuar se do të zhvillojë “Festivalin e dytë të gastronomisë shqiptare” në qytetin e Athinës.

Ky aktivitet i madh vjen në vazhdimësi të festivalit të parë zhvilluar në vitin 2019, i cili për shkak të pandemisë nuk mund të zhvillohej më parë.

Në festival do mund të gjeni dhe të ndiqni: ushqime dhe gatime tradicionale nga të gjitha trevat shqiptare, punë dore dhe artistike nga gratë shqiptare në Greqi, këngë e valle tradicionale nga artistët tanë të mrekullueshëm, veshje popullore të krahinave të ndryshme, sende e punime të vjetra në formë ekspozite e shumë surpriza të tjera për të cilat do të njoftoheni në vazhdim.

Festivali do të organizohet ditën e diel më 29 Maj 2022

Shoqata fton të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të marrin pjesë të kontaktonjnë në faqen facebook dhe në email.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.