Greqi/ Çfarë parashikon projektligji i ri për pensionet e minoritarëve

E shtunë, 20 Prill, 2024

Pensionet e minoritarëve janë diskutuar dje në një seancë plenare të posaçme në Greqi. Konkretisht, në nenin 60 të projektligjit të ri të ministrisë së Brendshme parashikohet ripërshtatja e pensioneve të minoritarëve grekë të Shqipërisë (si dhe homogjenëve grekë nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik) në shumën e plotë të pensionit minimal shtetëror, nëse vërtetojnë se kanë jetuar në Greqi 30 vitet e fundit – para aplikimit.

Pensionistët minoritarë humbën pensionin minimal gjatë periudhës së recensionit ekonomik në Greqi, ndësa qeveria e kaluar SYRIZA-ANEL e riktheu në formë asistence me kusht jetesën në Greqi 40 vitet e fundit. Një padrejtësi e madhe, pasi minoritarët në çdo rast ndodhen në Greqi pas vitit 1990, që rezultonte në një asistencë rreth 60 euro, në vend të 360 eurove që duhet të përfitonin normalisht.

“Dhënia e pensionit të plotë ishte një premtim elektoral i Kyriakos Mitsotakis, që mbajmë sot me këtë reformë ligjore”, ka theksuar në parlament zv/ministri i Punës, kopetent për çështjet e Sigurimeve Shoqërore, Panagiotis Cakloglu (Tsakloglu).

Dispozita në projektligj fillon vlefshmërinë nga 1 janar 2022 dhe parashikon përllogaritjen e shumës mujore në raport me periudhën e qëndrimit të ligjshëm në Greqi 30 vitet e fundit, çfarë do jetë në fuqi deri në vitin 2032, më pas vitet plotësohen gradualisht dhe dispozita humbet vlerën. Ulja në 30 vite është lehtësimi që pritet të miratohet këto ditë në parlamentin grek, që do të rrisë shumën e pensionit në rreth 200 euro në muaj.

Dispozita është kritikuar ashpër nga opozita parlamentare, që ka kërkuar 15 vite qëndrim të ligjshëm në Greqi para mbushjes së moshës për pensionin minimal nga minoritarët, me shumë të plotë 360 euro në muaj. Ndërsa organizatat përfaqësuese të minoritarëve, gjatë diskutimit të projektligjit në komisionet e posaçme parlamentare, kishin kërkuar afatin kohor prej 20 vitesh, kusht që plotësohet tashmë nga përqindja më e lartë e të moshuarve të kategorisë përfituese.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 