“Drita“ e Kreuzlingenit në Zvicër sot shënon 20 vjetorin e themelimit

E martë, 23 Prill, 2024

Sot 20 vjet (23 Mars 2002) në qytetin e Kreuzlingenit në Zvicër lindi Shoqëria Kulturo Artistike “Drita“ për t`u shndërruar më vonë në një ansambël të mirëfilltë të këngëve e valleve popullore shqiptare dhe për të afirmuar melosin tonë jo vetëm brenda komunitetit tonë të madh në Zvicër, por edhe në mesin e miqve zviceranë.

Këtë ansambël që sot mbushi 20 vjet nga themelimi kam përcjell që nga ditët e para të themelimit. Atëbotë, shumica e anëtarëve që u rekrutuan ishin fëmijë, për tu rrit e ngrit dhe ngrit si artistë përmes lojës së tyre përplot shije e elegancë dhe për ta kthyer “Dritën”, sot në një ansambël që është profilizua si një nga grupet më të mira e të qëndrueshme në skenën artistike shqiptare në Zvicër.

Duke kujtuar historikun e këtij ansambli na defilojnë parasysh me dhjetëra e dhjetëra artistë moshash të ndryshme por edhe koreografë, disa nga të cilët nuk janë në mesin tonë por që lanë gjurmë në jetën e këtij grupi të udhëhequr me shumë angazhim  e përkushtim nga kryetari Haradin Gashi, bashkë me një kryesi të vyeshme që fitoi besimin e prindërve të cilët ndihmuan edhe në kompletimin e “Dritës” me kostume e instrumente, por duke pasur përherë edhe mbështetjen e një shkolle vendore që i ofroj një sallë të përshtatshme për ushtrime.

Në saje të kësaj pune kolektive, ku pati familje edhe me nga disa pjesëmarrës brenda dy dekadash “Drita” përjetoi një rritje dhe transformim të vërtetë për tu radhit në mesin e ansambleve më të dalluara në Zvicër, si me numër, me mbi 50 anëtarësh ashtu edhe me cilësinë në programeve që u duartrokitën përherë nga një publik shumë dashamirës i kulturës shqiptare.

Shumica e anëtarëve u rritën bashkë me “Dritën”

Disa nga ata fëmijë, që lindën në Zvicër e që nuk u ndanë asnjëherë nga vallja shqipe sot arritën deri sa të bëhen edhe koreografë apo koreografe, që para publikut i nxjerrin fëmijët apo të rinjtë, duke lënë përshtypje se ata janë rritë me lojë e traditë në vendlindjen e prindërve e jo në dhe të huaj. Pra, karakteristike është se tash edhe vet koreografët janë ish anëtarë të Ansamblit “Drita”, të cilët në saje të ndihmës që dhanë për disa vite disa nga koreografët me përvojë në Zvicër, mësuan shumë, sa sot të bëjnë një punë shumë kreative e me shije artistike.

Dy dekada veprimtarie, përshkuar me suksese

Pak histori sa i përket kësaj trupe artistike, njërës prej 20 e sa trupave artistike shqiptare në shtetin helvetik: Ansambli artistik „Drita“ nga qyteti Kreuzlingenit i kantonit të Turgaut, që u themelua më 23 mars të vitit 2002, përmes paraqitjeve të shumta brenda këtyre dy dekadave fitoi simpatinë jo vetëm të publikut shqiptar.

Në nismën e tij “Drita” funksionoi si grup që tubonte kryesisht të ri me prejardhje nga të gjitha trojet etnike, por me një vullnet të rrallë. Nga koha që përcjelli aktivitetin e këtij ansambli, shihet se ai ka përjetuar një rritje pozitive si në cilësi ashtu edhe në sasi. Ansambli “Drita” sipas kryetarit të saj Haradin Gashi, një veprimtar i palodhshëm edhe në organizimet tjera shqiptare, tash ansambli numëron rreth 50 anëtarë aktiv, pasi që krahas grupit të valltarëve të ri, ka edhe grupin e valltarëve të vegjël, tejet simpatik dhe grupin e instrumentistëve e këngëtarëve të moshuar.

Shoqëritë dhe ansamblet tona artistike në Zvicër, pos misionit primar në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të trashëgimisë, po kryejnë edhe një mision tjetër tejet të rëndësishëm: krijimin e urave të miqësisë e bashkëpunimit me popullatën vendase, që ajo të njihet me begatitë tona kulturore kombëtare.

Këtë pohim edhe njëherë e pat dëshmuar një program i përbashkët muzikor shqiptaro- zviceran në qytetin e Goldahut, jo larg St. Galenit, më 5 Nëntor 2016, kur në skenë defiluan së bashku artistët e Ansamblit “Drita” të Kreuzlinhgenit dhe grupi artistik folklorik zviceran.

Fëmijët pjesa më e dashur e simpatike e ansamblit

Tash, si një shoqëri me një eksperiencë dhe repertor të larmishëm, “Drita” ka arritur të fitojë, jo vetëm simpatinë e artdashësve shqiptarë, por edhe të atyre zviceranë e të tjerë, por edhe që të radhitet në mesin e shoqërive më aktive shqiptare në Zvicër. Karakteristikë tjetër është se në gjirin e saj defilojnë fëmijë nga të gjitha trevat shqiptare, që ndihmon, jo vetëm afrimin e komunikimin mes tyre, por edhe afirmimin e vlerave kulturore.

Shquhet edhe grupi i instrumentistëve dhe i këngëve folklorike

Pjesë e këtij ansambli është edhe grupi i instrumentistëve dhe i këngëve folklorike , pjesë e të cilit janë prej vitesh Pal Berisha, Xhevat Misini, Bedri e Xhemile Kryeziu, një çift që me tërë familjen kanë dhënë kontribut të madh në këtë ansambël.  Pra fëmijët e kryetarit të Ansamblit “Drita” Haredin Gashi, thuaja se nga fillimi si edhe ata të familjes Bedri e Xhemile Kryeziu ishin pjesë e pandashme e këtij grupi, ku u shquan me kontribute e pjesëmarrje edhe shumë familje shqiptare të kësaj ane, që me mjete vetanake siguruan për fëmijët e tyre edhe kostumet kombëtare.

Një ndihmesë ndër vite edhe nga koreografë shqiptarë me përvojë

Përndryshe, që nga themelimi e derisa u rritën vet anëtaret për tu marr edhe me organizime e koreografi kontribut të veçantë nga ditët e para e deri vonë dhanë edhe koreografët e mirënjohur shqiptarë në Zvicër si: Mehmet Kajtazi, Nexhat Sahitaj, Rrustem Selca, Agron Bajramin dhe Arsim Berisha.

Por, për ë qëndruar në skenë ky ansambël për gati dy dekada mërita më e madhe i përket kryetarit të “Dritës”, Haradin Gashi, që asnjëherë nuk u ndalë jo vetëm për mbajtjen në këmbë dhe ecjen përpara të këtij ansambli por edhe për ruajtjen e kultivimin e bashkëpunimit edhe me ansamblet simotra shqiptare, por edhe ato vendase.

Sot ky jubile do të kalojë pa ndonjë pa ndonjë shënim të veçantë, ndërsa që për në vjeshtë janë duke u bërë përgatitje për një program madhështor festiv. /Prointegra.ch/

Teksti e fotot: Rexhep Rifati

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 