SHBA/ Mbështetje shqiptare për kandidatin republikan në New Jersey

E martë, 17 Nëntor, 2026

Veprimtaria e radhës në një seri takimesh me kongresistë e kandidatë për Kongres, të të dy partive kryesore amerikane, që synon rigjallërimin e lobimit në Washington

Akivisti i njohur i komunitetit tonë në SHBA, Arben Krasniqi organizoi dje një takim fondmbledhës në restorantin e tij në West Milford, New Jersey për z. Frank Pallotta, i cili kandidon për në Kongresin Amerikan nga Partia Republikane.

Merrnin pjesë aktivistë të komunitetit, të cilët premtuan mbështetjen e tyre për z. Pallotta. Ndërsa, kandidati, në fjalimin e tij, veç të tjerash, tha se do të angazhohet për të mbrojtur interesat e shqiptarëve nëse zgjidhet në Kongresin Amerikan.

“Falenderoj z. Arben Krasniqi dhe komunitetin shqiptar për mbeshtetjen”, tha kandidati Pallotta. “Jam e do të jem mik i shqiptarëve”.

Edhe shqiptarët shprehën besim te përkushtimi i tij.

“Frank Pallotta do të jetë një zë i fuqishëm për shqiptarët në Kongresin Amerikan. Besoj se ai do të fitojë në këtë garë me programin e tij, me te cilin përfitojnë në radhë të parë amerikanët, por edhe shqiptarët”, tha z. Krasniqi.

Në takim ishte e pranishme edhe kryetarja republikane e bashkisë së West Milford, znj. Michele Dale.

Kjo ishte veprimtaria e radhës, në një seri takimesh me kongresistë e kandidatë për në Kongres nga komuniteti shqiptar me synimin për të rigjallëruar lobimin në Washington.

“Shqiptarët e Amerikës, ashtu si në të kaluarën vazhdojnë të mbështesin kandidatë nga të dy partitë kryesore të Amerikës dhe kjo është tejet pozitive për të ndihmuar veçanërisht çështjen e Kosovës, në forcimin e shtetesisë dhe mbështetjen e administrates amerikane”, tha botuesi i gazetës “Illyria”, z. Vehbi Bajrami i cili mori pjesë në takim. /Illyria/

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.