Risia/ Rezervo online takimin në konsullatën e Barit

E martë, 17 Nëntor, 2026

Për të lehtësuar marrjen e shërbimeve pranë Zyrës Konsullore Bari, si dhe për të shmangur vonesat e panevojshme konsullata shqiptare në Bari ka njoftuar shërbimin e ri. Rregjistrimin online për të rezervuar një takim. Ju duhet të kryeni paraprakisht kërkesën elektronike nëpërmjet platformës digjitale www.e-albania.al .
Konsullata thekson se aplikimi elektronik mund të kryhet individualisht nga telefoni juaj cellular/tablet ose kompjuteri juaj personal dhe ka zero kosto:
RISITË E SHËRBIMIT KONSULLOR PRANË AMBASADËS SË RSH-së BARI:
Caktimi nga vetë qytetarët në çastin e aplikimit të datës dhe fashës orare të takimit. Gjatë paraqitjes në Ambasadë duhet të keni me vete e-mailin me detajet e takimit (datë, fashë orare, numër rradhe i cili gjenerohet automatikisht nga sistemi). Data e takimit mund të caktohet edhe brenda 24-orëve, për shërbimin gjatë orarit zyrtar. Shtetasit janë të lutur të respektojnë në mënyrë strikte detajet e takimit të caktuar nga ata vetë.
Pagesa e faturave të shërbimit në çdo sportel nëpërmjet aparaturave POS të cilët pranojnë çdo lloj karte bankare ose ke logaria bankare e konsullates IT32S0306904013100000019781. Inkurajojmë bashkëatdhetarët tanë të kenë me vete kartë bankare në momentin e paraqitjes në sportel, për përshpejtimin e procedurave.
Më poshtë gjeni informacion shpjegues mbi mënyrën dhe hapat të cilat duhet të ndiqni për kryerjen e aplikimit elektronik në www.e-albania.al:
Hapi i parë: klikoni REGJISTROHU
Regjistrimi i qytetarit në portalin e-albania kryhet me numrin personal (kodin e përdoruesit). Numrin personal mund t’a gjeni në çdo dokument tuajin zyrtar (pasaportë, kartë identiteti, certifikatë). Nëse nuk dispononi kartë ID ose karta e identitetit ka skaduar regjistrimi kryhet me numrin personal që do të mund të gjeni në pasaportën aktuale në faqen e të dhënave (poshtë djathtas) ose në certifikatat tuaja shqiptare.
Nëse regjistrimi nuk është kryer, hyni në portalin e-albania.al dhe klikoni “Regjistrohu”
Shkruani tekstin ne CAPTCHA për të provuar që jeni person dhe jo robot dhe klikoni butonin “Vazhdo”
Plotësoni të gjitha të dhënat e kërkuara
Kodi i përdoruesit (NID): Vendosni numrin e identifikimit i cili gjendet në pasaportën biometrike/kartën ID/çertifikatën tuaj, psh. H12345678J ;
Fjalëkalimi: Nuk duhet të përmbajë emrin tuaj;
E-mail: Vendosni adresën e postës suaj elektronike, pasi do ju nevojitet për shërbimet e ardhshme;
Telefoni: Duhet të përmbajë prefiksin, 0039xxxxxxxx
Emri, atësia, mbiemri: Duhet të bëhet kujdes që të gjitha të dhënat të jenë të sakta dhe të përputhen më të dhënat e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile. *Kujdes me të dhënat që mund të kenë “ë”, ose “ç”
Pyetja e sigurisë: Përzgjidhni një pyetje sigurie dhe mbani mend përgjigjen, pasi do ju vlejë në rast se harroni fjalëkalimin.
Në përfundim të regjistrimit do t’ju vijë një kod me 4 shifra në e-mailin tuaj dhe një link për aktivizimin e llogarisë suaj në e-albania. Vendosni kodin në rubrikën ku ju kërkohet si dhe aktivizimin e llogarisë nga e-maili juaj. Në përfundim të këtij procesi do t’ju vijë një mesazh elektronik për regjistrimin e kryer me sukses.
Hapi i dytë: klikoni “HYR”
Klikoni “Hyr” dhe identifikohuni si “Qytetar”
Vendosni kodin e përdoruesit (NID) si dhe fjalëkalimin e krijuar
Kërko shërbimin: Aplikim për pasaportë dhe kartë ID/prokurë e posaçme/ vërtetim/ deklaratë/ lidhje martese etj.
Krijo aplikim të ri: Mbushni rubrikat e paplotësuara dhe në fund ngarkoni foton e pasaportës suaj aktuale ose denoncimit të policisë në varësi të rastit (humbje/vjedhje/sekuestrim).
Përzgjidhni datën dhe orën tuaj të takimit
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.