Kanada/ Rikthehet Shkolla Shqipe “Nënë Tereza” në Montreal

E hënë, 7 Korrik, 2025

Të shtunën më 19 mars në ambientet e Cégep André-Laurendeau, me një orë ceremoniale rifilloi Shkolla Shqipe “Nënë Tereza” në Montreal, e cila ishte pezulluar para dy vitesh shkaku i pandemisë COVID-19. Krahas mësuesve, prindërve dhe aktivistëve të Bashkësisë Shqiptare të Kuebekut në Montreal, i pranishëm ishte edhe Ermal Muça, ambasador i Shqipërisë në Kanada. Në një postim në faqen e tij në Facebook ai shprehet: “Këtë të shtunë iu bashkova entuziazmit të fëmijëve dhe familjeve të tyre për rifillimin e mësimit të gjuhës shqipe, fryt i përpjekjeve të Bashkësisë Shqiptare të Montrealit”. Ambasadori tregon se aty përcolli abetaret dhe librat për mësimin e gjuhës shqipe, si edhe disa kopje librash për lexim jashtëshkollor. “Dëgjova angazhimin e bordit të shoqatës për larminë e aktiviteteve që parashikohen të organizohen në klasë me nxënësit, krahas mësimit të gjuhës”- thuhet në mes tjerash në postimin e ambasadorit. Ambasadori Muça ka falënderuar bordin e Bashkësisë Shqiptare të Montrealit, si edhe mësueset, prindërit e vullnetarët për angazhimin për mësimin e gjuhës dhe ruajtjen e identitetit kombëtar ndër brezin e ri. I lumtur për rihapjen e shkollës dukej edhe Noel Dedja, kryetar i Bashkësisë Shqiptare të Kuebekut në Montreal. Në një deklaratë për media ai thekson: “Është një moment lumturie dhe krenarie pa dyshim por edhe një lehtësim për të gjithë anëtarët e bordit. Që në ditën e parë kur morëm përsipër misionin e ringritjes së Bashkësisë Shqiptare të Montrealit e kishim të qartë që qëllimi jonë parësor nuk ishin mbrëmjet apo koncertet, por Shkolla Shqipe Nënë Tereza. Ajo u pezullua pa afat për shkak te COVID-19”. Dihet se krahina e Kuebekut ka qënë mbase më e rrepta në Amerikën e Veriut për sa i përket masave mbrojtëse ndaj COVID-19, rregulla që e kishin mbyllur përkohësisht edhe shkollën në fjalë. Z. Dedja vuri në dukje se “vizioni i shkollës shqipe është ai i një vendi ku fëmijët jo vetëm mësojnë gjuhën, por edhe argëtohen dhe mbi të gjitha krijojnë lidhje të çmuara miqësore me bashkëmoshatarët e komunitetit”. Në orën e parë të mësimit u panë nxënës të regjistruar përpara se Shkolla Shqipe të pezullonte aktivitetin, por edhe nxënës të rinj.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.