Artisti i njohur shqiptar Gashi, i cili prej vitesh jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka ndarë në rrjetet sociale një moment nga jeta e tij. Gashi tregon jetën e tij dhe sfidat që ka kaluar, për të arritur majat e botës.
“Unë linda në Afrikë. E di se çfarë do të thotë? Jam emigrant. Jam shqiptar dhe pjesën më të madhe të jetës kam qenë i pastrehë. Fakti që ti më njeh tani tregon se nëse unë vijoj rrugën time, ti kurrë nuk do ta dish se ku mund të shkoi. Muzika më shpëtoi jetën”, ka thënë Gashi në video.
Gashi ka shkruar se merret me muzikë që nga viti 2009, ndersa njofton se do të publikojë edhe dy albume të tjera në 2022-tën.
“Unë akoma zgjohem duke besuar se një ditë do të bëhem një nga artistët më të mëdhenj ndonjëherë, dhe do ta arrij këtë gjë”, ka shkruar Gashi.
Gashi do të bëhej i njohur për publikun shqiptar 7 vite më parë me bashkëpunimin me Adelina Ismailin “Karma”. Ndërsa suksesin me publikun ndërkombetar do ta njihte me bashkëpunime so “Creep on Me”, me French Montana dhe DJ Snake dhe “Mama” me Sting.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.