Kanada/ Ndahet nga jeta ish-futbollisti i “Besës” së Pejës, Eroll Krasniqi  

E martë, 17 Nëntor, 2026

Mbrëmjen e djeshme është ndarë nga jeta në Hamilton, Ontario ku jetonte prej disa vitesh veterani i futbollit kosovar, Eroll Krasniqi.

Ai njihej në Kosovë si ndër mesfushorët kryesorë të viteve ’90 apo “Brezit të Republikës”, duke shkëlqyer për disa vite për “Besën” e Pejës dhe “Dukagjinin” e Klinës. Sipas mediave sportive në Kosovë dyshimet e para flasin për atak kardiak, të cilit veterani Eroll Krasniqi fatkeqësisht nuk ia doli t’i mbijetojë.

Eroll Krasniqi ka lindur më 20 Prill të vitit 1967 në Pejë. Në fushën e gjelbër shquhej dhe shkëlqente si mesfushor i krahut të majtë, por që i suksesshëm ishte në të gjitha pozicionet. Me rastin e vdekjes së Erollit, Federata e Futbollit të Kosovës ka dërguar familjes Krasniqi një telegram ngushëllimi. “Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Eroll Krasniqi, ndaj ju lutem që në emrin tim, KE të FFK-së dhe tërë komunitetit të futbollit, më lejoni të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella për humbjen e më të dashurit tuaj dhe mikut tonë. Kontributi i Erollit për futbollin ishte i madh dhe i vlerësuar nga të gjithë, veçmas në rajonin e Dukagjinit, ku ai spikati me lojëra atraktive në fanellën e KF “Besa”- thuhet ndër të tjera në telegramin e FFK-së. Bashkatdhetarët e tij në Hamilton të Kanadasë e kujtojnë se ai pos që u shqua për korrektësi dhe talent në fushën e gjelbërt, ishte edhe aktivist në qytetin ku tashmë jetonte prej disa vitesh. Ai me brezin e tij kanë themeluar ekipet “Kosova” dhe “Dardania” në Hamilton, si dhe ka qenë disa herë përfaqësues e ekipit të Shoqatës Shqiptare të Hamiltonit në lojërat vjetore të Kupës së Shqiptarëve të Kanadasë në Futboll. Ne postimin e shoqatës në Facebook theksohet roli i tij në jetën sportive dhe komunitare në Hamilton dhe më gjerë. “Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të futbollistit, mikut dhe aktivistit tonë Eroll Krasniqit. Erolli, por që njihet ndër mesfushorët më të mirë në lojën e futbollit në Kosovë, pas ardhjes në Hamilton ka qenë bashkëthemelues i ekipeve “Kosova” dhe “Dardania” të këtij qyteti. Ai ka përfaqësuar ekipin e Shoqatës Shqiptare të Hamiltonit në Kupën e Shqiptarëve të Kanadasë në Futboll”- thuhet në postimin ngushëllues të Shoqatës Shqiptare të Hamiltonit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.