Prezantohet zyrtarisht ambasadorja e re e Kanadasë për Shqipërinë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Zyra e Ambasadës Kanadeze në Itali (zyrë që mbulon Italinë, Shqipërinë dhe San Marinon) drejtohet tashmë nga një emër i ri. Elissa Golberg i ka paraqitur ditën e djeshme Letrat Kredenciale Presidentit të Republikës Ilir Meta. Ajo ka zëvendësuar Alexandra Bugailiskis, që e mbante këtë post qysh nga gushti i viti 2017. Golberg e ka marrë detyrën e re në dhjetor të vitit të kaluar, por zyrtarisht në Shqipëri është paraqitur dje.

Lajmin e ka bërë publik Presidenti Meta i cili në postimin e tij në facebook thekson së me përfaqësuesen e re të shtetit kanadez bisedoi mbi rëndësinë, sidomos në interes të komunitetit shqiptar në Kanada, të finalizimit të Marrëveshjes “Për sigurimet shoqërore” dhe marrëveshjeve “Për Mbrojtjen dhe Nxitjen e Investimeve” dhe “Heqjen e Taksimit të Dyfishtë”.

Postimi i plotë:

Kënaqësi e veçantë të takoja sot Ambasadoren e re të Kanadasë në Shqipëri, Sh.S.Znj. Elissa Golberg, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

I urova shumë suksese në misionin e saj diplomatik në Shqipëri dhe i shpreha vullnetin për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira dhe të partneritetit të ngushtë mes dy vendeve tona.

Nënvizova rëndësinë, sidomos në interes të komunitetit shqiptar në Kanada, të finalizimit të Marrëveshjes “Për sigurimet shoqërore” dhe marrëveshjeve “Për Mbrojtjen dhe Nxitjen e Investimeve” dhe “Heqjen e Taksimit të Dyfishtë”.

Çmova partneritetin e ngushtë në kuadër të OSBE-së, NATO-s dhe OKB-së, gjatë mandatit dyvjeçar të Shqipërisë, si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit, për çështjet e sigurisë, stabilitetit dhe paqes, veçanërisht për çështjen kritike të agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe pasojave dramatike të saj.

I lumtur të ndanim të njëjtat vlerësime për rolin e rëndësishëm të komunitetit shqiptar në Kanada, si urë lidhëse dhe faktor me peshë në bashkëpunimin dhe forcimin dhe intensifikimit e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kanadasë”.

Bio

Elissa Golberg aktualisht Ambasadore e Kanadasë në Itali, Ambasadore e caktuar e Kanadasë në Shqipëri dhe San Marino, Komisionere e Lartë e caktuar në Maltë dhe Përfaqësuese e Përhershme e Kanadasë pranë Agjencive të OKB-së në Romë (IFAD, FAO, ËFP). Më herët Golberg  ka shërbyer si Zëvendës Ministre për Politikat Strategjike në Çështjet Globale të Kanadasë (2017-2021),

Golberg ka mbajtur disa role të larta në qeverinë kanadeze, duke përfshirë Ndihmës Zëvendës Ministre – Partneritete për Inovacion Zhvillimi (2015-17); Ambasadore dhe Përfaqësuese e Përhershme në Kombet e Bashkuara (Gjenevë) dhe në Konferencën për Çarmatimin (2011-15); Drejtori i Përgjithshëm i Task Forcës për Stabilizim dhe Rindërtim (2009-11), dhe Përfaqësues i Kanadasë në Kandahar, Afganistan (2008-9).

Gjithashtu është anëtare e Bordit Këshillimor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Çështjet e Çarmatimit, dhe e Grupit Këshillimor Qendror të Fondit Rrotullues të Emergjencave të OKB-së.

Znj. Golberg ka një diplomë Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare. Ajo është vlerësuar  me Medaljen e Shërbimit të Forcave Ndihmëse për Sigurinë Ndërkombëtare të NATO-s (ISAF), Medaljen Jubilare të Mbretëreshës, është fituese e Çmimit të Ekselencës në Administratën Publike dhe tri here fituese e Çmimit të Ekselencës në Politikën e Jashtme që akordohet nga Ministri i Jashtëm i Kanadasë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.