Hive shfaqet në Greqi

E shtunë, 18 Maj, 2024
E shtunë, 18 Maj, 2024

Hive shfaqet në Greqi

Qendra Kinematografike e Kosovës në bashkëpunim me Zyrën e Interesave të Kosovës në Athinë dhe “Cinobo”, distributor grek i filmit, do të shfaqin në Athinë filmin fitues të disa çmimeve ndërkombëtarë “Hive”.

Shfaqja do të jetë ditën e shtunë më 19 mars në orën 19:30 në kinemanë TRIANON, ku e pranishme do të jetë edhe regjisorja Blerta Basholli.

“HIVE” tregon një histori të fuqishme të vendosmërisë, elasticitetit dhe triumfit të një gruaje në rrethana të vështira. Është një dramë e zjarrtë e bazuar në historinë e vërtetë të Fahrijes (interpretuar nga Yllka Gashi), e cila, si shumë gra të tjera në fshatin e saj patriarkal, ka jetuar me shpresën e zbehur dhe pikëllimin në rritje që kur burri i saj u zhduk gjatë luftës në Kosovë.

Filmi debutues i regjisores Blerta Basholli u bë i pari në historinë e Festivalit Sundance që fitoi të tre çmimet e mëdha në Konkursin Botëror të Kinemasë Dramatike (Çmimi i Audiencës, Çmimi i Madh i Jurisë, Çmimi i Regjisë). Ndër triumfin e tij ndërkombëtar, filmi u vlerësua së fundmi me çmimin e publikut në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Selanik.

“Nëpërmjet këtij ekrani debutues të HIVE-së në Greqi, ne duam të nxjerrim në pah rëndësinë e kinemasë ballkanike dhe praninë e saj ndërkombëtare. Bashkohuni me ne për shfaqjen e HIVE të shtunën më 19 mars në kinema TRIANON në orën 19.30 dhe merrni pjesë në diskutimin me regjisoren e vlerësuar Blerta Basholli” thuhet nw njoftim.

Adresa: Kinema Trianon, Rr. Kodrigktonos 21 & Patision 101, Athina 104 34 (Stacioni i Metros Victoria)

Hyrja: Falas (Ne do të ndjekim listën prioritare me pjesëmarrje).

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 