Rumania heq të gjitha kufizimet ndaj Covid

E martë, 1 Korrik, 2025

Qeveria e Rumanisë ka vendosur që duke filluar nga data 11 mars 2022, të shfuqizojë të gjitha masat e marra për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Ndërsa masat janë hequr ambasada shqiptare në Rumani u bën thirrje qytetarëve shqiptarë që udhëtojnë drejt këtij vendi se për të udhëtuar drejt Rumanisë nuk duhet të kenë ndalim hyrje në ndonjë nga vendet e zonës Schengen ose të Bashkimit Evropian, si dhe duhet të kenë me vete dokumentet si më poshtë:

  1. Pasaportën biometrike të vlefshme të paktën edhe 3 muaj pas datës që planifikohet largimi nga territori i Rumanisë;
  2. Një ftesë nga një qytetar rumun apo një shtetas i huaj me qëndrim të rregullt në Rumani ose prenotimin e një hoteli për periudhën e qëndrimit;
  3. Para të mjaftueshme për periudhën e qëndrimit, 50 Euro dita por jo më pak se 500 Euro gjithsej. Në rast të përdorimit të Kartave bankare, duhet të kenë me vete vërtetimin e bankës për gjendjen e parave në llogarinë bankare të lidhur me kartën;
  4. Sigurimin shëndetësor ndërkombëtar për periudhën e qëndrimit në Rumani;
  5. Biletën e kthimit, në rastin e udhëtimit në rrugë ajrore.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.