Greqi/ Parlamenti pritet të miratojë paketën sociale prej 2 miliardë euro

E martë, 17 Nëntor, 2026

Dritë jeshile për rritjen e paketës sociale në 2 miliardë euro pritet të jepet këtë javë në parlamentin grek. Nesër ose pasnesër kryeministri Kyriakos Mitsotakis në një deklaratë publike do të shpallë dhe masat e reja të rezistencës ndaj shtrenjtësisë.

Ndërsa zyra e buxhetit të parlamentit grek ka bërë të ditur se masat nuk mund të jenë konstante, por të fokusuara në përballimin e krizës aktuale nga shtresa e shoqërisë për të cilën vërtet çmimet e formuara javët e fundit janë të papërballueshme, kryeministri grek po kryen sot një sërë takimesh on-line (për shkak të covid-19) me ministrat kopetentë për zbatimin e masave emergjente, për të sqaruar të gjitha detajet e funksionimit.

Gjithsesi, burime të sigurta qeveritare kanë zbuluar formën e paketës emergjente, që do të zbatohet në tre boshte:

Prioritet kanë qytetarët me të ardhura të ulta vjetore, ndërsa do të vijohet me subvencionim masiv në llogaritë e energjisë elektrike dhe gazit natyror për ngrohje. Subvencionimi i llogarive, sipas zëdhënësit të qeverisë Janis Ikonomu, përshin të gjithë, familje, biznese dhe bujqërit-blegtorët.

Karburantet:

Janis Ikonomu ka deklaruar se do të përgatitet një platformë tepër lehtësuese, ka gjasa që të ulet direkt taksa TVSH dhe taksat e tjera, me qëllim që konsumatori të paguajë kosto më të ulët sesa çmimet e shkruara në pikat e karburantëve. Kjo ulje do të bëhet automatikisht për të gjithë përfituesit e çekut të shtrenjtësisë, domethënë pjesën e shoqërisë me të ardhura vjetore të ulta, apo familjet me shumë fëmijë, të papunët, pensionistët me pension të ulët etj.

Llogaritë e korrentit:

Do të miratohet shtyrja e subvencionimit për të njëjtat kategori në llogaritë e energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse për ngrohje edhe në muajt Mars-Prill.

Çeku i shtrenjtësisë ose çeku i rezistencës

Në javën e Madhe të Pashkëve pritet të shpërndahet çeku i shtrenjtësisë në një numër të madh familjesh dhe individësh nga 300euro deri në 400 euro. Lista e përfituesve pritet të zgjerohet më shumë, me rritjen e ndjeshme të çmimeve të javës së fundit, kështu që qeveria po shqyrton ndryshimin e kritereve të përfituesve.

Paketa e masave pritet të miratohet dhe zbatohet nga ky muaj deri në Pashkët Ortodokse, që sivjet festohen në 24 prill.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.