SHBA/ Piktori Nazmi Hoxha dhe arti i tij si një fuqi përbashkuese

E enjte, 16 Maj, 2024

Piktori i shquar Nazmi Hoxha në një rrëfim për gazetën Dielli shprehet se arti shqiptar duhet të shihet si një fuqi reaguese, frymëzuese dhe përbashkuese e të gjithë shqiptarëve që jetojnë në mërgatë dhe në trojet tona. “Fuqia e mesazheve të artit, krijimit, forcës së transmetimit që mesazhet përcjellin tejkalojnë çdo kontinent, çdo popull, çdo shoqëri, çdo kohë” fillon rrëfimin e tij për Diellin piktori Nazmi Hoxha. Piktori i portreteve historike kombëtare dhe peisazheve të panumërta frymëzuese që jeton e punon me familjen në New York ka një fond të pasur dhe voluminoz të veprave të tij te shfaqura në shumë ekspozita kombëtare e ndërkombëtare. Krijimtaria e jashtëzakonshme e Nazmi Hoxhës karakterizohet nga kompozimet, peizazhet, nudot dhe portretet e historisë së lavdisë së kombit tonë, ndër to edhe krijimet që ekspozoi në Konsullatën e Kosovës duke ngjallur shumë interes te të pranishmit që vizituan ekspozitën artistiko-patriotike. “Për ne si artistë është shumë emocionuese që politikanë e diplomatë e duan dhe vlerësojnë artin tonë. Ekspozita në Konsullatën e Kosovës ka qenë ndër ekspozitat më emocionuese në krijimtarinë time pasi punimet e paraqitura i takonin përvjetorit të martirizimin për lirinë e Kosovës të familjes heroike Jashari. Ekspozita ishte nderim, homazh, lavdi, përkujtim për këtë datë dhe ngjarje të madhe për lirinë e shqiptarëve të Kosovës. Në çdo kohë ne duhet të respektojmë kontributin e tyre pasi dhanë gjithçka për lirinë dhe kombin. U gëzova, u emocionova dhe u nderova shumë nga pjesëmarrësit në ekspozitë por mbi të gjitha tematika që përshkruante ekspozitën në tërësi. Ishte ëndërr për mua kjo ekspozitë e realizuar” shprehet për Diellin i emocionuar piktori i peisazheve e portreteve Nazmi Hoxha. “Këto personazhe të shfaqura si portrete janë të lidhura me ngjarjen e Epopesë së UÇK dhe krenarisë së kombit tonë si Shaban Polluzha, Isa Boletini, Adem Jashari, Edmon Hoxha, Vezir Ademaj, Cana, Bekim Berisha, Agim Ramadani e figura tjera të shquara të kombit shqiptar si Nënë Tereza, At Fishta, Poradeci, Migjeni etj” shton artisti Hoxha. Në ekspozitën e pikturave në Konsullatën e Kosovës ranë në sy shumë peisazhe të realizuara me mjeshtri dhe shumë emocion. Peisazhe që të përcjellim një formë optimiste e krenarie të pas luftës. Peisazhet e paraqitura janë stimuj për frymëzim. Piktura, ngulmon artisti Hoxha duhet të shihet si një mundësi për të takuar njëri-tjetrin, të na bashkojë arti e jo veç dasmat e mortet, citon Hoxha. Sipas tij kjo nismë duhet të vazhdohet edhe me ekspozita të tjera të artistëve shqiptarë si domosdoshmëri të promovimit të punës krijuese, por mbi të gjitha për t’u kënaqur me njëri-tjetrin e për të krijuar një traditë për të ardhmen ku arti të shihet si një mundësi për të gëzuar të tjerët, për të përcjellur mesazhe të forta. Origjina, vlerat tona duhet të jenë të pranishme në çdo krijim. Arti duhet të shprehë entuziazëm, pasurinë tonë, identitetin dhe ngjyra të bukura, porosit artisti Hoxha. Arti ka një fuqi krijuese, frymëzuese e reaguese të jashtëzakonshme. Arti sipas piktorit Hoxha është forcë lëvizëse, duhet që të bashkojë në një show më të madh të gjithë shqiptarët që janë rreth New Yorkut. Arti duhet parë në komunitete e shoqëri si një forcë reagimi dhe identifikimi, sqaron artisti Nazmi Hoxha. “Është ndër ekspozitat e para e të vetme që e kam ndjerë veten si vizitor. Kam ndjerë një kënaqësi të pa imagjinueshme mes njerëzve të mi” përfundoi prononcimin për gazetën Dielli të Vatrës, piktori i shquar Nazmi Hoxha. /Dielli/
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 