Polifonia arbëreshe, një koncert në skenën e teatrit Metropol

E premte, 3 Maj, 2024

Grupi femëror i polifonisë tradicionale arbëreshe “Lule Sheshi” nga Shën Kostandini i Arbëreshëve erdhi më një koncert për publikun, në teatrin Metropol. Koncerti i polifonisë u zhvillua në kuadër të festivali “MetroSound” -“Jehonë Arbëreshe”, që nisi më datë 10 mars në  Metropol, ku gjashtë net janë me muzikën, traditën dhe kulturën arbëreshe. Në ditën e dytë u ngjit në skenë kori polifonik i vajzave arbëreshe “Lule Sheshi”,  kor i udhëhequr nga M° Scaldaferri, por dhe siç e do tradita nga nënat apo të afërmit e tyre. Janë pesë vajza të reja që këndojnë me shumë pasion dhe çiltërsi polifoninë e gjyshërve të tyre, polifoninë e tyre arbëreshe shumë të pasur dhe me influenca bizantine, por dhe kujtime nga polifonia që karakterizonte shqiptarët në vitet 1400. Kjo polifoni është ruajtur dhe trashëguar nga ky kor i vajzave, të cilat ato sollën në teatrin Metropol një koncert të rrallë, duke përçuar botën arbëreshe. Në ditën e parë të festivalit, teatri bën me dije se nisi udhëtimi muzikor e kulturor arbëresh me një takim, që bëri bashkë publikun me studiues, etnomuzikologë e antropologë, ku kryefjala e këtij eventi ishte etnomuzikologu Nicola Scaldaferri, kompozitor dhe profesor në universitetin e Milanos dhe pikë referimi nga etnomuzikologët shqiptar. “Gjatë këtij takimi ku pati diskutime të ndryshme mbi kulturën, gjuhën dhe muzikën arbëreshe, u shfaqen edhe shumë video me fragmente mbi jetën arbëreshe. Takimi u hap nga fjala e drejtoreshës së Kongresit Rinor Kombëtar, Dafina Peci, drejtoreshës së teatrit Metropol, Armela Demaj dhe u moderua nga drejtori artistik i këtij projekti, pianisti dhe kompozitori Robert Bisha”, thuhet nga teatri Metropol. Nicola Scaldaferri është i njohur për kërkimet e tij etnomuzikologjike, të cilat janë të çmueshme jo vetëm në kultet e ndryshme shqiptare apo të diasporës tonë por edhe në shume hapësira gjeografike dhe muzikore.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 