Mijëra qytetarë në shesh, Shqipëria proteston për rritjen e çmimeve

E martë, 17 Nëntor, 2026

Mijëra shqiptarët për të katërtën ditë me radhë kanë mbushur rrugët dhe sheshet në qytete të ndryshme për të kërkuar uljen e çmimeve të ushqimeve dhe të karburantëve në vendin tonë.

Edhe ditën e sotme qytetarët që prej orës 11:00 janë mbledhur në një protestë në kryeqytet, ku nga sheshi Skënderbej janë drejtuar para kryeministrisë ku me radhë po paraqesin shqetësimet.

Qytetarët kanë ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë. Ata mbajnë pankarta në duar dhe kërkojnë uljen e çmimeve.

Protesta për uljen e çmimeve në Bulqizë, protestuesit bllokuan aksin nacional Klos-Tiranë

Edhe një pjesë e banorëve kanë dalë të protestojnë në aksin nacional Klos-Tiranë në segmentin e rrugës së Arbërit.

Pamjet tregojnë një numër të madh forcash policore, ndërkohë protestuesit u shpërndanë.

Arrestimi i pesë personave dhe shoqërimi i 16-të tjerëve gjatë protestës së mbrëmjes së kaluar ka bërë që banorët e Bulqizës të jenë frikësuar për protestat, ndërkohë që protesta ka nisur këtë të shtunë në Klos të Matit.

Pas marshimit paqësor në qytetet e tyre, dibranët nisen në drejtim të Tiranës

Në Klos është mbyllur marshimi paqësor që nisi në orën 11:00 siç ishte parashikuar dhe tashmë janë nisur drejt kryeqytetit me makina private.

Gjithashtu mësohet se me makina  private pas protestës së zhvilluar në kryqëzimet kryesore të qytetit, qytetarët me makina private janë nisur në drejtim të Tiranës, aty ku po zhvillohet dhe protesta më e madhe paqësore e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.