107 vite nga lindja e akademikut Mahir Domi

E premte, 4 Korrik, 2025

Sot shënohet 107-vjetori i lindjes së akademikut Mahir Domi. Veprimtaria shkencore e profesor Mahir Domit shtrihet në shumë fusha të shkencave filologjike: në gramatikë (sintaksë e morfologji), histori e gjuhës, histori e albanologjisë, dialektologji e onomastikë, gjuhësi normative dhe kulturë e gjuhës, kritikë shkencore, histori e letërsisë etj.

Përveç një korpusi të gjerë të veprave të botuara, ai ka lënë edhe vepra të tjera në dorëshkrim, ku një pjesë të mirë e zë letërkëmbimi me personalitete shqiptare apo albanologë të huaj, si dhe me personalitete të botës arbëreshe nga Kalabria e Greqia.

Akademik Mahir Domi ishte një nder gjuhetaret me te rendesishem shqiptare, i cili dha një kontribut të madh në shumë fusha, veçanërisht në sintaksë. Sot shënohet 106-vjetori i lindjes dhe kujtojmë se ai ka lënë në dorëshkrim një sërë tekstesh studimore e me vlera dokumentare.

Sipas vajzës së tij, Etleva Domi, në një intervistë të dhënë për gazetën shqip, thuhet se “ndër dorëshkrimet e tij një pjesë të mirë e zë letërkëmbimi me personalitete shqiptare apo albanologë të huaj, nga: Lambertz, Babinger, Desnickaja, Cimochoëski, Georgiev, Todorov, Mihaescu, Schmidt, Thierbach, Knobloch, Hubschmid, Konstantinović, Ŏlberg, Mazon, Boissin, Gsell, Rey, Gutt, Perrot, Rosetti, Jochalas, Svane, Solano, Bellusci, Guzzetta, Pissani te Bulcholz, Ferrari, Altimari, Mindak, Savicka etj., etj., etj., kartolina e letra falënderimi të kosovarëve, – sa herë që ato udhëtonin jashtë vendit të tyre, – të arbëreshëve nga Kalabria e Greqia, të arsimtarëve të shumtë nga Shqipëria, miqtë e ish-studentëve të tij, që meritojnë të përmblidhen në një botim.

Në arkivin e tij numërohen në dorëshkrim punime të botuara, por të pajisura me plotësime e shënime nga dora e tij, në ndonjë rast edhe të përpunuara; gjenden të dorëshkruara faqe të tëra për autorët e vjetër, udhëtarët e huaj për gjuhën shqipe; skeda të shumta të vjela për të ilustruar shembuj në punimet e tij; kumtime e leksione në frëngjisht e italisht të mbajtura jashtë vendit; diskutime në mbledhje e redaksi të ndryshme; fotografi me çaste shumë të bukura të regjistruara në mes të miqve e kolegëve të tij, shqiptarë apo të huaj; shënime për studentët që ai ka bërë kujdes t’i ruajë duke i vendosur në një vend të veçantë; dëftesa e diploma të tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.