Rritja e çmimit të karburantit dhe të një sërë produktesh të shportës bazë kanë shkaktuar një valë protestash në Shqipëri. Ditën e enjte ishin qytetarët e Tiranës të cilët protestuan përpara kryeministrisë dhe bllokuan disa nga pikat kyçe të qarkullimit në kryeqytet. Protesta në Tiranë u zhvillua edhe mbrëmjen e djeshme ndërsa sot u janë bashkuar protestave edhe qytete e Lushnjës dhe Korçës.
Protesta e Lushnjës u zhvillua në vendin e quajtur “Pushimi i Shoferit” në aksin nacional Lushnjë-Fier, ku u mblodhën banorë të njësive administrative. Ata bllokuan rrugën për më se gjysmë ore.
Studentët në Korçë kanë protestuar për rritjen e çmimit ta naftës pasi shprehen se janë ndër më të prekurit. Rritja e çmimit të naftës ka sjellë rritjen deri në dyfishim të biletave të transportit ç’ka sipas tyre e bën të papërballueshme lëvizjen. Një student nga Pogradeci duhet të paguajë 500 lekë çdo ditë vajtje ardhje ndërsa një nga Devolli 400 lekë, ç’ka sipas tyre është e papërballueshme për familjet.
Ndërkohë policia njoftoi se ka arrestuar dhjetëra persona për bllokimin e rrugëve gjatë protestave të së enjtes në Lezhë Shkodër Elbasan dhe Durrës.
Gjithashtu paraditen e sotme i janë bashkuar protestave edhe studentët e Universitetit Bujqësor në Tiranë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.