Agjencia Kombëtare e Diasporës në mbështetje të artistëve

E martë, 17 Nëntor, 2026

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Diasporës znj.Sonila Hysi ka mikpritur sot në ambientet e Agjencisë balerinin shqiptar Ilir Shaqiri.

Gjatë takimit u diskutua mbi mundësitë e promovimit të artistëve të rinj të Diasporës shqiptare në Itali, si dhe zhvillimin e projekteve të posaçme që kanë në fokus promovimin e artit dhe trashëgimisë kulturore kombëtare.

I vendosur së fundmi në qendër të opinionit publik si fitues i reality show-t Big Brother Ilir Shaqiri është një nga emrat me të njohur shqiptar në Itali.

Me një karrierë të suksesshme si balerin në programe të njohura italiane si, “Buona Domenica”, “Amici”, dhe ”La Corrida” ai tashmëështë një emër i afirmuar në baletin kontemporan dhe atë modern.

Shaqiri e ka nisur karrierën në korrik të vitit 1991, kohë kur u pranua në Teatrin e Operës dhe Baletit dhe në shtator në të njëjtit vit nisi karrierën e tij si balerin profesionist. Pas një viti transferohet në Teatrin e Operës në Shkup të Maqedonisë për shkëmbim kulturash të talenteve të reja, ku punoi përreth tetë muaj. Më pas ai u kthye në Tiranë dhe u kualifikua si balerini i parë i TOB-it. në vitin 1992, gjatë një turneu në Itali vendosi që të mos kthehej më në Shqipëri, pjesa tjetër është histori.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.