Koordinacioni i Këshillave dhe Pakicave Kombëtare të Zagrebit me rastin e 8 Marsit i ndau vlerësime mirënjohje mësueseve të gjuhëve: shqipe, hungareze, boshnjake, çeke, ukrainase, polake, serbe dhe maqedonase. Mësueset u vlerësuan për punën e tyre në përgatitjen e nxënësve për programin “PRIČAJ MI NA SVOM JEZIKU- MË FOL NË GJUHËN TËNDE”, që mbahet në Zagreb në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës amtare, ku gjuhën shqipe e prezantojnë nxënësit e mësueses Melita Oreshkoviq nga Zagrebi dhe Prefektura e Zagrebit.
Vlerësime mirënjohjeje gjithashtu u ndanë edhe për nxënësit e klasave të mësimit të gjuhës amëtare.
Dy vitet e fundit për shkak të pandemisë nuk është mundësuar mbajtja e manifestimit në sallën e shfaqjeve, por u përgatit filmi, i cili u transmetua nga televizioni kroat HRT1, në emisionin “Prizma”. Me mirënjohje u vlerësua edhe mësuesja e gjuhës shqipe Melita Oreshkoviq.
Ky program i ideuar nga Melita Oreshkoviq tashmë shënon 8-vjetorin e cila kujton se në fillim morën pjesë vetëm 4 shkolla, ndërsa në vite numri i fëmijëve dhe shkollave pjesëmarrëse rritet.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.