Foto dite/ Faik Konica me zyrtarë të lartë amerikanë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ambasada Amerikanë në Tiranë ka njoftuar me herët së viti 2022 do të jetë i mbushur me aktivitete për të kremtuar 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Gjatë këtij viti do të publikohen edhe materiale historike, një prej tyre e ka ndarë ditën e sotme ambasada.

Bëhet fjalë për një foto të Faik Konicës me zyrtarë të lartë amerikanë.

Postimi i plotë:

Bashkohuni me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe Ambasadën Shqiptare në Uashington DC ndërsa festojmë 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike gjatë 2022-it me rubrikën “Si sot në histori”! Çdo të enjte përgjatë gjithë vitit, Ambasadat tona do të postojnë me radhë foto historike në lidhje me përkujtimin e njëqind vjetorit dhe festimin e miqësisë së veçantë mes popullit amerikan dhe atij shqiptar.

Faik Konica (majtas), një nga intelektualët më të mëdhenj shqiptarë të dekadave të para të shekullit të njëzetë, u lind më 15 mars, 1875. Në këtë foto nga arkivat e Bibliotekës së Kongresit, Faik Konica, në atë kohë përfaqësuesi diplomatik shqiptar në Shtetet e Bashkuara, është me Gjeneralin Major A. W Gullion (në qendër) dhe Frederick Wm. Wile (në të djathtë), gjatë një takimi të sektorit të Ligjit Ndërkombëtar dhe Krahasues të Shoqatës së Avokatëve Amerikanë në Washington, D.C.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.