Greqia publikon masat për parandalimin e shtrenjtësisë

E enjte, 25 Prill, 2024

Paketë speciale për përballimin e shtrenjtësisë ka shpallur kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, në Këshillin e Ministrave të ditës së sotme.

Greqia gjithashtu është përfshirë në valën e shtrenjtësisë, ndërsa shokuese është kostoja e energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse për konsumatorët, si familjet ashtu dhe bizneset greke.

Brenda 24 orëve çmimi i energjisë elektrike është rritur me 52%, duke shënuar 426.90 euro për megavatorë në 8 mars, një çmim dhe rritje që përbën rekord historik. Nga shtatori 2021 korrenti në Greqi është 213% më i shtrenjtë (kushtonte 136.39 euro për megavatorë). Njësoj janë rritur çmimet në gazin natyror dhe në lëndët djegëse, sot benzina kushton 2.20 euro/litër, ndërsa në fundjavë do të arrijë 2.50 euro/litër.

Në mbledhjen e sotme, kryeministri Mitsotakis është referuar në zhvillimet ndërkombëtare që po ndikojnë në mënyrë dramatike në sfidat kombëtare të çdo vendi europian, duke bërë situatën vazhdimisht më komplekse, ndërsa ka sugjeruar se “Zgjidhjet mund të gjenden, nëse ato janë të guximshme dhe të koordinuara saktë”. Në këtë kuadër, Mitsotakis ka theksuar rëndësinë  e masave të karakterit emergjent dhe të veprimit të menjëhershëm, konkretisht  themelimin e një Fondi të Posaçëm për të absorbuar rritjen e energjisë, si një segment e planit europian për shkëputjen e vendeve anëtare nga vartësia e naftës dhe gazit rus, çfarë do të diskutohen në Samitin e Jashtëzakonshëm të KE në Paris ditën e nesërme.

Mitsotakis ka theksuar se “propozimi ynë ka një synim specifik dhe realist, dhe ai është shkëputja e ecurisë së luftës nga rritja e çmimeve dhe ndalimi i reaksionit të dy krizave”.

**

Brenda 10 ditëve paketa për familjen dhe biznesin grek

Kryeministri grek ka ritheksuar sot angazhimin e qeverisë se “mbështetja ekonomike për bizneset, familjet dhe fermerët do të vazhdojë për sa kohë të vazhdojë kriza energjitike”.

Mitsotakis bëri të ditur se në 10 ditët e ardhshme qeveria do të jetë në gjendje të shpallë dhe të startojë “një program të plotë mbështetjeje shtesë, duke shfrytëzuar burimet kombëtare dhe evropiane”.

**

Çek 300-400 euro për familjet me të ardhura të ulta, Javën e Pashkëve

Javën e Madhe të Pashkëve pritet të shpërndahet dhe çeku special i asistencës ekonomike për familjet me të ardhura të ulta, kryesisht pensionistë, përfitues të programit special të asistencës ekonomike, të papunët mbi 1 vit dhe pa asistencë papunësie si dhe një kategori me nivel të kufizuar të ardhurash vjetore.

Për këtë program special të shpallur paralelisht me fillimin e luftës në Ukrainë është shprehur gjerë sot edhe ministri i Zhvillimit, Adonis Georgiadis “Do të përfitojnë të gjithë sa kanë të ardhura të ulta. Këto vite të krizës ekonomike shkaktuar fillimisht nga covid-19 e tashmë nga lufta në Ukrainë, kemi qenë pranë qytetarëve me paketa të ndryshme, shpresojmë të përfundojë sa më shpejt lufta e të rikthehemi në normalitet. Kriteret përfundimtare dhe shumat e posaçme do të deklarohen nga kopetentët e ministrisë së Ekonomisë ditët e ardhshme”.

Aplikimet për çekun special priten të kryhen javën e fundit të Marsit deri në fillim të Prillit ndërsa shumat do të shpërndahen Javën e Madhe të Pashkëve, sipas të dhënave të deritanishme.

Asistenca për korrentin vijon dhe në Mars

Paralelisht do të vijojë subvencionimi i llogarive të korrentit të familjeve me të ardhura të ulta edhe për muajin Mars, siç ishte vepruar edhe në Janar e Shkurt. Për muajin Mars pritet që subvencionimi qeveritar të jetë akoma më i lartë. Vijon edhe programi i asistencës së lëndëve djegëse për ngrohje, si nafta dhe gazi natyror. Aplikimet kryhen në platformën e posaçme elektronike.
Ministri i Zhvillimit Adonis Georgiadis ka deklaruar se asistencat dhe mbështetja ekonomike janë në varësi të plotë me inflacionin dhe ecurinë ekonomike të vendit, duke shpresuar se do të jetë e mundur të ketë mbështetje më të gjerë edhe në vijim.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 