Gjermani/ Nisma për dhurimin e librave në klasat e mësimit të Gjuhës Shqipe

E martë, 17 Nëntor, 2026

Me iniciativën e z. Ali Salihut, drejtues i shoqatës kulturore shqiptare URACult e.V. në Köln dhe në bashkëpunim me Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Dyseldorf, u organizua një takim me kryesuesit e shoqatave kulturore shqiptare në NRË, si dhe mësuesit e ‘Shkollës Shqipe’, këtë herë me një nismë shumë të veçantë, si ajo e shpërndarjes së librave.

Konsulli i Përgjithshëm Arjan Kashtanjeva falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen në takim dhe përgëzoj z. Salihu për idenë, ku potencoi gjithashtu rëndësinë që librat të mbesin në Gjermani dhe të shpërndahen tek mërgata.

Deri para disa vitesh, në Frankfurt ekzistonte biblioteka URA me një sfond të pasur librash, e cila tashmë është mbyllur por rreth 2400 libra të saj janë ende në Frankfurt.

Gjatë takimit është biseduar që lista prej 2400 librash, ku secili libër kishte çmim simbolik, të shpërndaheshin në mënyrë proporcionale, në mes ‘Shkollës Shqipe’, bibliotekave të shoqatave, dhe bibliotekës së Konsullatës.

Shpërndarja e librave kishte vetëm një kriter, atë që libri të shkonte në duar të lexuesve e të mos përfundonte në rafte librash. Kashtanjeva gjatë diskutimit, u shpreh që nxënësit e ‘Shkollës Shqipe’ , duhet të furnizoheshin me tituj të rinj, ku do të stimuloheshin në leximin e librave në gjuhën shqipe. Përzgjedhja për nxënësit të bëhej nga mësuesit, e pastaj pjesa tjetër të ndahej në mes shoqatave, të cilat kishin një interesim shumë të madh.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.