Skoci/Remzije Zeka: Arti nuk ka kufij, mënyra më natyrale për afrimin e njerëzve

E enjte, 28 Mars, 2024

Një histori frymëzuese, triumfi i forcës së femrës përballë vështirësive të jetës. Fillesat e vështira dhe shkëlqimi në dhe të huaj. E tillë është historia e Remzije Zeka Sherifi. Në një intervistë për “Diaspora Shqiptare” Zj. Sherifi tregon rrugëtimin e saj i cili nisi në Kosovë, vend që ajo e quan dashuria e madhe dhe kulmoi në Skoci, ku dhe ju dhurua një jetë e dytë.

Ju jetoni në Skoci dhe keni arritur të integroheni mjaft mirë në shoqërinë atje. Na tregoni pak sa i vështirë ishte migrimi në Skoci në fillim, duke qenë se nuk ka dhe shumë shqiptarë? Aktualisht ka një shifër se sa shqiptarë jetojnë në Skoci?

Pas tmerrit të luftës në Kosovë, fatmirësisht bashkë me tre djemtë, jam strehuar në kampin e refugjatëve në Stankovec të Maqedonisë. Më 9 maj të vitit 1999, familja ime bashku me 360 shqiptarë të tjerë morën rrugën për në Glasgoë te Skocise, fal programit humanitar të Mbretërisë së Bashkuar. Mua atë kohë më nevijitej trajtim mjekësore nga kanceri,

Në Glasgow i shpëtova vuajtjeve të luftës në Kosovë, por nuk e dija nëse do t’i shpëtoja luftës me kancerin. Isha në listën e pacientëve që do të operohesha dhe po vuaja shpirtërisht, nuk e dija se edhe sa do jem pranë fëmijëve, por e ndjeja se kisha ende për të dhënë në këtë botë, ishte herët për të ikur dhe kisha një thirrje nga brendësia ime që të mos qëndroja duarkryq. Doja ta shfrytëzoja çdo minutë të jetës sikur ishte i  fundit e beja plane sikur do jetoja edhe 100 vite të tjera

Disa gjëra në jetë janë rastësi, dhe përkundër sfidave me të cilat të përball jeta, kudo që të jesh, për realizimin e ëndrrave dhe qëllimeve duhet forcë, energji pozitive dhe inspirim. Këto nuk më mungonin ngase familja ime, atdhedashuria ishin burim,  frymëzim e shtytje e pashtershme që t’ia filloja nga e para në ndërtimin e jetës së re në dhe të huaj. Krahas mësimit të gjuhës angleze, marrjes së njohurive se si funksionon sistemi shoqëror, fillova pune vullnetare në organizimin e aktiviteteve të ndryshme. Qëllimi im ishte  t’ua ktheja lumturinë, ëndrrat e humbura të fëmijërisë fëmijve të mijë e jo vetëm atyre, por të bëja diçka per  të mirën e komunitetit kosovar, dhe vetëm  brënda një viti në bashkëveprim me kosovarët e tjerë, themeluam grupin e grave, atë të dramës për fëmijë, skuadrën futbollit , grupin e valltarëve “Ngjyrat e jetes” dhe organizuam evenimente kulturore që ishin pikënisja që më vonë të themelohej edhe “Asociacioni shqiptaro /skocez “AlbScott” të cilën ende  e koordinoj në  mënyrë vullnetare.

Padyshim çdo fillim është i vështirë, por  ajo, që më ka dhënë  kurajo e më ka shtyrë që të luftoj me tërë potencialin e qenien time për të vazhduar  rrugëtimin tim përkunder sfidës  me kancerin, të gjitha peripeçive e  vështirësive të jetës në mërgim ka qënë  dashuria dhe përcaktimi im për një perfaqësim sa më të denjë të kombit,  sepse në ato kohë para se të evaukoheshim nga kampet e refugjatëve në  Skoci këtu kanë jetuar  vetëm dy familje shqiptare.

Kur je larg mëmëdheut të mungojnë më të dashurit e tu, shpirti ngelet peng në vendin amë. Në gjoksin tënd ekziston gjithmonë një gropë e madhe që rri mbushur me lot dhimbje e mallengjimi. Lot të paderdhura, për ata që nuk i ke pranë edhe ata që nuk janë më. Toka, ku u linda plasaritet nga tharja, që e krijon, mungesa e njerëzve të emigruar, mungesa e njerëzve të vrarë e të zhdukur nga lufta. Toka ku une linda është tharë por gjaku i te rënëve vadit poret e saj e në cdo mëngjes pranveror, aty lind një filiz i ri, e këtë pranverë më gëzon fakti se në Kosovë , në sferen politike po fillon një epokë e re.

Të mungojnë ato momente të bukura e gazmore të fëmijërisë. Të mungojnë vitet e arta të rinisë edhe pse të vështira, përsëri të arta. Ke mall jo vetëm për familjrët e të dashurit e tu por edhe për kalldrëmet e vjetra e pluhurin e rrugëve. Mall për aromën e luleve të beharit, mall për shkurret. Ndjen të të prek mbi lëkurë, flladi pranveror dhe erërat e lehta të stinës, sjellin tingujt e jehonës, nga bjeshkët e nëmura. Sado e mirë dhe e suksesheme që është jeta në mërgatë, ka çmimin që ne e paguajmë me sfida e sakrifica dhe që lënë vragë të përhershme. Në mërgatë çdo gjë ke perjetuar në atdhe ka vlerë të shumëfishtë , por patjetër duhet të  mësohesh të balancosh arsyet dhe emocionet, t’i pranosh gjërat që nuk kemi fuqi t’i ndryshojmë, të gjejmë forcë për t’u mekëmbë e të ecësh përpara e që si kusht për këtë është integrimi dhe adaptimi në rrethana të reja. Universi dhe Skocia më dhuruan jetën, për së dyti dhe ndodhen mrekullit, une ia dola t’a fitoj sfidën me sëmundjen dhe filluan të më realizohen ëndrrat.. Mu plotësuan dëshirat që t’i shohë fëmijët e mi, duke u rritur e duke përfunduar studimet. Djemtë e mi, tashmë, kanë krijuar familjet e tyre, dhe më kanë falur, gjashtë ëngjëj të mrekullueshëm dhe për t’u ndjerë akoma më e krenuar, fëmijët e mi, kanë korrur sukses në karrierat e tyre dhe menaxhojnë  kompanitë e tyre private. Më gezon fakti se si femijët e mijë, pothuaj e tërë gjenerata e tyre që kanë ardhë në moshë të re kanë përfunduar studimet universitare, dhe sot janë të zotet e bizneseve të veta, apo kanë pozita udhëheqëse  në ndërmarrjet në profesionet që ushtrojnë. Edhe pse për nga numri, komuniteti shqiptar në të gjitha trevat, është shumë i vogël, aty  mbi  1000 veta, por me veprimtaritë e kontributin e tyre, gëzojne respekt dhe reputacion të lartë në shoqerinë skoceze.

Më parë keni punuar si gazetare dhe producentë në radio. Sa e vështirë ishte kur ju desh të hiqni dorë?

Në vitin 1973, atë kohë gjimnaziste, kam filluar punën në Radio Gjilan si udhëheqëse e programeve për të rinj dhe fëmijë. Pas dy vjetëve studime në drejtimin e elektroteknikës, pasioni im ndikoi që t’i kthehem sërish punës në radio, si gazetare e vetme femër,  që përveç  emisioneve informative udhëhiqja edhe programe të tjera të drejtëpërdrejta si dhe pergatitja emisionin javore nga Regjioni i Anamoravës  që transmetohej në programin e dyte të Radio Prishtinës.

Në vitet 90’ atëherë kur u mbyllën të gjitha institucionet informative të Kosovës, edhe unë u largova  me dhunë nga puna. Largimi nga puna, ishte një nga momentet më të vështira. Marrja e të drejtës bazike njerëzore, e drejta e punës, është dënim me vdekje me proces të ngadalësuar. Humbja e vendit të punës, uzurpimi i shkollave e marrja e të drejtës së edukimit për nxënësit shqiptar, jeta nën thundrat e okupimit serb, torturat, zhdukjet pa gjurme të të rinjeve, vrasjet e trishta gjithandej në Kosovë , si dhe sfida ime me smundjen e kancerit, për një dekadë më bënë që të gjitha ëndrrat t’i mbyll në sirtar. Jetoja me frikën se mos po i humbisja njerëzit që i doja më shumë se veten. Dëshira dhe shpresa ime e vetme para se të gjithash, ishte t’i shohë fëmijët e mijë duke u rritur.

 Prej 17 vitesh udhëhiqni Shoqatën “Maryhill IntegrationNetwork”, e cila merret me aktivizmin për të drejtat e refugjateve, dhe zbatimin e programeve që kanë të bëjnë me shëndetin, arsimin, artin dhe vallëzimin, e që kanë për qëllim afrimin e komuniteteve. Na tregoni disa detaje më shumë rreth aktivitetit të shoqatës?

Në vitin 2004, pata nderhyrjen e fundit  kirurgjike, por kjo nuk me ndali të vazhdojë angazhimet në punë. Vetëm një javë pas , une mora postin e koordinatores për zhvillim në “Maryhill Integration Network”. Vizioni i organizatës është i bazuar për një shoqëri gjithëpërfshirëse mbi parimet e trajtimit  me kujdes, respekt e dinjitet të të gjithë qytetarëve pavarsisht prejardhjes së tyre. Aktivitetet  e shoqatës krysisht janë të përqëndruara  në aktivizmin për të drejtat e njeriut, këshilla profesionale per  azilkerkuesit dhe refugjatët ,  mësimi i gjuhës angleze, organizimi i ekspozitave, evenimenteve, prodhimi i filmave të shkurtër, publikimi i librave si dhe bashkepunimi me  institucionet me te larta vendimmarrese, politike, shoqërore e krijuese,  me shkolla e shoqata simotra. Ndihma e njerëzve në nevojë dhe respektimi i vlerave universale të të drejtave të njeriut, që nga mosha rinore, kanë qenë vegimi e kureshtja ime. Kjo platformë më ka paraprirë për realizimin e suksesshëm e të gjitha nismave, që kam ndërmarrë gjatë dy dekadave të veprimtarisë sime, në Skoci.

Gjithashtu themeluese e produksionit ndërkombëtar të vallëzimit modern “Echo Production” dhe nismëtare e hapjes së shumë ekspozitave duke promovuar vlerat Shqiptare. A ndiheni se keni arritur të realizoni një mision për të promovuar vlerat dhe traditën e vendit tuaj të origjinës?

Në vitin 2006 themelova Teatrin e parë  Internacional në Skoci, të vallëzimit modern  “Echo Production”.  Kam shkruar skenarët dhe në bashkëpunim me njerën nga koreografet më të njohura në Britani, Natsha Gilmore, kam drejtuar mbi 20 produksione teatrale të shfaqura në manifestimet dhe festivalet më prestigjioze në Skoci. Tetë prej këtyre produksioneve u shfaqën edhe  në Teatrin mbretëror “Royal Theatre”, në Glasgoë. Njërën nga produksionet ua dedikova  grave të përdhunuara, gjatë luftës në Kosovë, atyre grave, vajzave, nënave, të cilave barbarët  i vranë shpirtërisht dhe moralisht, ua  vodhën lumturinë në atë kohë të tmerrshme, akte këto   që lanë gjurmë të pashuara në jetën e mbi 20 mije  viktimave të dhunes.

Më gëzon fakti që ky produksion u shpall shfaqja më unike në festivalin Nacional të Skocisë “Go Dance 2017”. Madje suksesi që kam arritur me “Echo production” mi hapi dyert të isha bashkëproducente me “Scottish Opera”, për të venë në skenë operën: “Songs of friendships”.

Arti nuk ka kufij dhe është mënyra më natyrale për afrimin e njerëzve dhe lulëzimit të miqësisë, si dhe mënyra me e mirë e prezentimit të thesarit  kombëtar. Në çdo projekt që kam realizuar gjithnjë kam synuar përfaqesimin e kulturës dhë traditës shqiptare.  Një nga format më të fuqishme, për të arritur dhe ndryshuar qëndrimet  për shqiptarët, ka kulmuar me ekspozitat e shumta, dizajni dhe prezentimi i koloritit të pasur të  kostumeve tradicionale,  shfaqjet e modës , e performancat  me vallet popullore, prodhimi i teatrit dhe ngjarjet tjera artistike të prezentuara  në nivel lokal të gjerë dhe kombëtar. Në bashkëpunim me Glasgoë Open Museums dhe “ AlbScott”   , në 2014 kam organizuar ekspozitën “1+1: Jetë dhe Dashuri”: https://www.youtube.com/ëatch?v=-sUQdnLlA6I, e cila përveç kostumeve të reja e ato të vjetra tradicionale shqiptare, fotografive, përmbante edhe veçori, si çiftelin e ornamente të tjera  nga trevat shqiptare. Kjo ekspozitë, që në muajt e parë të saj, e cila u hap në behar, në “ Kelvingrove Art Gallery”, është vizituar prej rreth dy milionë njerëzish, nga mbarë bota.

Në vargun e ekspozitave, nëpër muzeumet e Skocisë, dua të  theksoj ekspozitën e përhershme që në vitin 2018, e kam  hapur në bashkēpunim me “St Mungo Museum of Art and Religion” me titull “The New Scots” https://youtu.be/eDBFjimgB_4 me eksponate, të cilat  përfaqësojnë komunitetet e ndryshme, që emigruan në Skoci, dy dekadat e fundit dhe,  pjesa më e madhe e  ekspozitës, përmban eksponate  nga trojet shqiptare,  si relievi i Kosovës  me mineralet e Trepçes dhe kutia e bakërit e punuar në teknikën e filigranit, zejë kjo e bartur ndër shekuj nga brezi në brez në trojet shqiptare.

Më parë, në 2019 keni fituar çmimin “Spotlight Award”, i dhënë nga “Scottish Women in Business”, kurse me 2017 je listuar ndër 10 gratë më të fuqishme /me me ndikim  në Skoci. Çfarë domethënie kanë  keto  çmime për ju?

Më gëzon  fakti që kontributi im në shoqërinë britanike, u vlerësua për punën e bërë  si aktiviste për të  drejtat e njeriut, e po ashtu  edhe në fushat e zhvillimit shoqëror, të artit dhe kulturës.

Evident është fakti se shoqëritë reale të emancipuara e me vlera demokratike, të gjitha përfaqësueset e Shoqërisë civile, apo organizmat shtetërore, sikundërse në Skoci, vlerësojnë në kontributet inovative e krijuese  të qytetarëve, pavarësisht origjinës, përkatësisë fetare apo bindjeve politike.

Suksesin që e kam arritur në dheun e huaj nuk e kam arritur vetëm në sajë të pasionit që është energji dhe motor i entuziazmit e përkushtimit tim, por fal bashkëpunimit tim me institucione të ndryshme qeveritare, e jo qeveritare dhe përkrahjes së të shumë njerëzve të mençur e të ditur që kam takuar ne rrugëtimin tim ne Glasgoë. Eksperienca dhe puna kolektive, respektimi i pranimit të mendimit të kundërt dhe padyshim vizioni largpamës, janë çelës i sukseseve.

I jam shumë mirënjohëse deri në amshim, përkrahjes së parreshtur dhe lirisë që kam gëzuar nga bashkëshorti im i cili fatkeqësisht ndërroi jetë 7 muaj më parë..Për një grua për të zgjedhur karrierën dhe për t’u  angazhuar pa limite, gjithsesi është sfide, andaj para së gjithash krahas dashurisë, faktor kryesor është  liria e mirëkuptimi që  ke nga  bashkëudhetari i jetës.

Në morinë e shpërblimeve e dekoratave që kam marrë që nga viti 2007 e deri më tani do kisha veçuar atë të shpalljes së Gruas Emigrante të vitit në  Mbretërinë e Bashkuar në  2013, pasuar nga një tjetër, “Life time achievement Aëard”,  Në vitin 2014, në Maryhill Burgh Halls ne Glasgoë, godinë kjo mbi 200 vjeçare, pasi u rinovua u gdhendën emrat e 10 qytetarëve që kontribuan në sferat të ndryshme gjatë shekullit të fundit, në mesin e tyre eshte gavruar  edhe emri im. Me 2017,  larg pritshmërive të mia ishte përzgjedhja ime  në mesin e 10 grave më të fuqishme e me ndikim në Skoci çmim të cilin e kanë marrë dhe Ministrja e parë e Skocisë Nikola Sturgeon si dhe bashkëshortja e Tony Blair, zonja Cherie Blair.

Gjithashtu do veçoja edhe çmimin më të lartë të Scottish Ëomen in Business- “Spotlight Award” me 2019. Këtë pranverë është privilegj që të jem e nominuar  në mesin e grave më të suksesheme nga e gjithë  Bota  për dekoratën prestigjioze ndërkombetare  “Honorary Award 2021”  që ndahet nga Global Women.

Gjithesei për mu nja nga  arritjet e veçanta  është botimi i librit  ““Shadow Behind the Sun””. Ky libër u botua në vitin 2007 e që rrëfen për ngjarjet  historike në Kosovë gjatë shekullit të fundit, u vlerësua, duke u renditur i pari në nominim, për shpërblimin “Saltire Price, shpërblimi ky më i lartë në letërsinë në Skoci, si dhe për çmimin e librit të Arteve Skoceze.

Përvoja më ka mësuar në jetë, se njerëzit e harrojnë atë  që keni thënë, por, do t’iu mbajnë ndër mend, për atë që keni bërë, veprën, që do të mbetet trashëgimi, për brezat që do vijnë, e kjo ka posaçërisht peshë, këtu në dheun e huaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 